Page 44 - Demo
P. 44
Sipas shkencëtarëve, lloji (ose specia) përfshin individë me tipare të ngjashme, të aftë për t’u kryqëzuar midis tyre dhe për të lënë pasardhës të ngjashëm e pjellorë.Pra, lloji është një grup organizmash që kanë tipare të përbashkëta.Llojet dhe shumimi i tyreGjallesat që i përkasin të njëjtit lloj mund të kryqëzohen me njëra-tjetrën. Kur dy individë të një lloji kryqëzohen midis tyre, japin pasardhës. Në këtë rast, pasardhësit i përkasin të njëjtit lloj si dhe prindërit e tyre. Për shembull, pula dhe gjeli kryqëzohen midis tyre. Pasardhësit janë zogj, të cilët kur rriten, bëhen pula ose gjela.Zakonisht, gjallesat që u përkasin llojeve të ndryshme nuk mund të kryqëzohen me njëratjetrën.Megjithatë, ka raste që edhe mund të kryqëzohen. Kjo mund të ndodhë rrallë, p.sh. në një kopsht zoologjik, ku dy kafshë të llojeve të ndryshme qëndrojnë mbyllur në të njëjtin vend. Pasardhësit e tyre janë hibridë, pra kanë përzierje tiparesh të të dyja llojeve.Për shembull, nëse në kopshtin zoologjik nuk ka pjesëtarë të llojit të tyre, me të cilët të kryqëzohen, një luan mashkull dhe një tigër femër mund të kryqëzohen së bashku. Kafsha e re që lind nga ky kryqëzim quhet liger.Ligeri, ashtu si të gjithë hibridët me prejardhje nga dy lloje të ndryshme, nuk jep pasardhës. Ai është jopjellor.Emërtimi i llojeveEmri i një gjallese ndryshon nga vendi në vend. Për shembull, një balenë vrasëse njihet edhe si “Orka”, edhe si “Peshku i zi” (megjithëse nuk është peshk i vërtetë). Për të njëjtin lloj, në çdo vend të botës ka një emër të ndryshëm.421.17 Llojet e gjallesave dhe emërtimi shkencor i tyre

