Page 45 - Demo
P. 45


                                    llojifamiljaklasagjiniarenditipimbretëriaEmri në latinisht i një balene vrasëse është Orcinus orca.Në vitin 1735, shkencëtari suedez Karl Lineu i emërtoi gjallesat me dy emra në gjuhën latine. Emri i parë tregon gjininë, ndërsa i dyti tregon llojin. Sistemi i emërtimeve sipas Lineut bëri të mundur që çdo shkencëtar, kudo që ishte, të përdorte të njëjtin emër për të njëjtën gjallesë.Edhe në ditët e sotme, për emërtimin e gjallesave përdoret ende sistemi i Lineut. Emrat latinë të gjallesave shkruhen me germa kursive. Për shembull, emri latin për njeriun është Homo sapiens. Fjala “sapiens” do të thotë mendim (arsye), kështu që Homo sapiens në latinishte do të thotë “njeri me arsye”. Emërtimi me dy emra i trëndafilit të egër është Rosa canina.Gjallesat klasifikohen në kategori sipas një rregulli të caktuar. Sistemi i klasifikimit është paraqitur në të djathtë.Pyetje dhe detyra1. Kopjoni në fletore dhe plotësoni fjalitë e mëposhtme.a) Lloji është një grup gjallesash, të cilat kanë ____________ të ____________.b) Gjallesat e të njëjtit lloj mund të _____________ me njëra-tjetrën.2. Shpjegoni pse luanët dhe tigrat mund të kryqëzohen në raste të veçanta, edhe pse u përkasin llojeve të ndryshme.VeprimtariMësuesi/ja do t’ju japë disa të dhëna për dy lloje gjallesash që ngjasojnë me njëra-tjetrën.1. Shkruani pesë ngjashmëri midis dy llojeve.2. Shkruani pesë ndryshime midis dy llojeve. Për ta bërë më të qartë përgjigjen, mund t’i shkruani në një tabelë. (Krahasoni, për shembull, dy lloje trëndafilash.)3. Mendoni se çfarë duhet të bëjë një shkencëtar për të qenë i sigurt që këto dy gjallesa u përkasin me të vërtetë llojeve të ndryshme.Shënim • Lloji përbëhet nga një grup gjallesash, të cilat kanë tipare të ngjashme. Ato mund të kryqëzohen me njëratjetrën dhe të japin pasardhës pjellorë.• Çdo gjallesë në gjuhën latine emërtohet me dy emra. Klasifikimi i gjallesave43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49