Page 46 - Demo
P. 46
Kemi mësuar se organizmat që kanë tipare të ngjashme dhe që mund të kryqëzohen me njëri-tjetrin, duke dhënë pasardhës të kryqëzueshëm, klasifikohen brenda të njëjtit lloj. Pjesëtarët e një lloji dhe të një gjinie nuk janë krejtësisht të njëjtë. Mes individëve ekzistojnë gjithmonë dallime. Pikërisht, këto dallime mes individëve të të njëjtit lloj përbëjnë atë që quhet ndryshueshmëri (variacion).Të gjithë qentë shtëpiakë që shihni në figurë, i përkasin të njëjtit lloj (Canis domesticus).Këto janë lule margarita.VeprimtariHulumtim mbi ndryshueshmërinë te njerëzitTë gjithë njerëzit i përkasin të njëjtit lloj, por asnjëri nga ne nuk është i njëjtë me tjetrin. Madje edhe binjakët identikë kanë dallime të vogla.Zgjidhni katër apo pesë tipare që ndryshojnë midis nxënësve në klasën tuaj. Zgjidhni të paktën një tipar që doni ta studioni. Më pas, ndërtoni në fletore tabelën si më poshtë. Ndryshoni titujt nëse keni zgjedhur tipare të tjera për të studiuar. Shtoni rreshtat e tabelës, në mënyrë që të shënoni rezultatet të paktën për tetë njerëz.Mblidhni rezultatet dhe plotësoni tabelën.Personi Ngjyra e flokëve Ngjyra e syve Numri i këmbës PeshaGrafiku i denduriveBrenda llojit ekzistojnë disa varietete. Numri i individëve të një varieteti ndryshon nga numri i individëve të një varieteti tjetër, gjë që sjell epërsinë e një varieteti të caktuar brenda llojit. Për të parë shpërndarjen e varieteteve të një lloji në një zonë të caktuar mund të ndërtojmë grafikun e dendurive. Varietete trëndafilash441.18 Ndryshueshmëria brenda llojit

