Page 48 - Demo
P. 48


                                    Ndryshueshmëria (variacioni) te njerëzit.Matja e përmasës së kyçit të dorësPër të realizuar këtë veprimtari, duhet të ndaheni në dy grupe. Ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Matni rreth e qark kyçin e dorës së djathtë të secilit nxënës të klasës. Renditni emrat e tyre në një tabelë dhe përbri secilit shënoni përmasën përkatëse (në mm ose cm) të kyçit të dorës. 2. Njehsoni një vlerë mesatare të matjeve të bëra, duke pjesëtuar shumën që del nga mbledhja e të gjitha matjeve me numrin e nxënësve.3. Vizatoni në fletore një tabelë si më poshtë dhe shënoni matjet që keni bërë te të gjithë nxënësit. Përmasa e kyçit të dorës (në cm) Shenja Numri i nxënësve në grup8–8,99–9,910–10,911–11,912–12,913–13,914–14,915–15,916–16,9Përmasa e kyçit të dorës (në cm) Numri i nxënësve 4. Në kolonën “Shenja” vendosni një kryq apo plus përbri përmasës së kyçit të dorës të secilit nxënës. Ndani nxënësit në grupe sipas vlerave të njëjta të matjeve.5. Ndërtoni një grafik me rezultatet tuaja. Vlerat e matjeve vendosini në boshtin e abshisave, ndërsa numrin e nxënësve në atë të ordinatave.6. Ndërtoni shtyllat në grafik.7. Renditni vlerat e matjeve të kyçit të dorës nga më e madhja te më e vogla.8. Në sa grupe mund të ndahen vlerat e matjeve tuaja? Bëni kujdes që çdo grup të ketë vlera të njëjta të matjes.461.19 Veprimtari praktike
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52