Page 49 - Demo
P. 49
47Përgjigjet e pyetjeve dhe kërkesave të mëposhtme mund t'i shkruani në fletore.1. Shpjegoni kuptimin e termave të mëposhtëm:a) metodë shkencore; b) shkencë; c) hipotezë.2. Renditni tri nga fazat e kërkimit shkencor. a) _________________ b) _________________ c) _________________3. Përshkruani:a) një eksperiment biologjik (p.sh.: rritjen e një luleje);b) vëzhgimet që bëtë për gjallesat në oborrin e shkollës;c) strategjitë që përdorin kafshët për t’u mbrojtur nga gjahtarët, p.sh.: Ku i ndërtojnë foletë dallëndyshet për të mbrojtur të vegjlit e tyre?4. Përse shërben:a) mikroskopi; b) okulari; c) tavolina e mikroskopit?5. Përse mikroskopi ka:a) makrovidë; b) mikrovidë; c) objektiv? 6. Çfarë dallimi ka midis:a) mikroskopit optik dhe mikroskopit elektronik;b) hipotezës dhe ligjit;c) teorisë dhe ligjit? 7. Shkruani 3 rregulla të punës në laborator:a) _________________ b) _________________ c) _________________8. Shkruani dhe shpjegoni tri veçori të gjallesave.a) _________________ b) _________________ c) _________________9. Shpjegoni kuptimin e termave të mëposhtëm:a) rritje; b) ngacmim; c) përshtatje.10. Ku dallohet:a) një gjallesë që vetushqehet, nga një gjallesë që e merr ushqimin të gatshëm;b) një organizëm që rritet (bimë, kafshë, njeri) nga një jogjallesë?11. Ndahuni në tri grupe dhe përshkruani qelizat:a) bakteriale; b) bimore; c) shtazore.12. Ku dallohet:a) një bakter nga një qelizë bimore;b) një qelizë bimore nga një qelizë shtazore;c) një qelizë prokariote nga një qelizë eukariote.13. Përmendni tri forma qelizash bakteriale.a) _________________ b) _________________ c) _________________1.20 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse

