Page 5 - Demo
P. 5
3HyrjeLibri i nxënësit “Biologjia 6” u vjen në ndihmë nxënësve dhe mësuesve për të njohur, kuptuar, përvetësuar dhe praktikuar programin e miratuar nga MASHTI për lëndën e biologjisë. Rubrikat e shumëllojshme e vërtetojnë këtë. Ato janë hartuar në përputhje me çdo njësi mësimore, duke pasur parasysh zbërthimin e rezultateve të të nxënit, të paraqitura në programin lëndor.Në këtë libër, çdo mësues/e gjen material të bollshëm dhe cilësor për të hartuar planifikimin ditor të orës mësimore. Duke u përpjekur që të gjithë informacionin e trajtuar në libër ta sjellim në përputhje me rezultatet e të nxënit, kemi pasur parasysh realizimin e tyre konkret nëpërmjet situatave të të nxënit, shembujve, veprimtarive, përkufizimeve etj., ku në qendër të procesit të mësimdhënies është nxënësi/ja dhe arritjet e tij/saj në nivelin shkencor dhe në aspektin praktik. Në njësitë mësimore janë planifikuar veprimtari të ndryshme, të cilat mund të realizohen nëpërmjet punës në grup, punës së pavarur, punës individuale e ndonjëherë edhe si detyrë shtëpie.Ju urojmë një vit të mbarë shkollor!Autorët

