Page 51 - Demo
P. 51
4930 E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?a) Kërpudhat janë organizma shumëqelizorë dhe kanë rrënjë. ___b) Bimët pa lule hyjnë në grupin e gjimnospermëve. ___c) Të gjitha bimët formojnë fryte. ___d) Në dimër, të gjitha llojet e bimëve rrinë të gjelbra. ___31. Krahasoni gjethet e një bime halore me gjethet e një bime gjethegjerë. Përshkruani ngjashmëritë dhe ndryshimet midis dy bimëve, duke u bazuar në:a) formën e gjetheve; _______________________________________________________________________________________________________________________________b) formën e riprodhimit (bimë me lule ose pa lule). __________________________________________________________________________32. Te jovertebrorët bën pjesë:a) peshku; b) gaforrja; c) gjarpri; d) shqiponja.33. Gjallesa që i ushqen të vegjlit e saj me qumësht është:a) ujkonja; b) nepërka; c) shqiponja; d) breshka.34. Gjallesë me gjak të ngrohtë është:a) bretkosa; b) zogu i pulës; c) gjarpri; d) peshku.35. Gjallesat që e kanë lëkurën pa luspa janë:a) peshqit; b) bretkosat; c) gjarpërinjtë; d) krokodilët.36. Hartoni një model përcaktuesi (çelësi) biologjik për të përcaktuar njërën nga bimët e mëposhtme:a) fasulja; b) misri; c) dardha; d) bliri.37. Hulumtoni në internet për emrat shkencorë të këtyre gjallesave dhe plotësoni me to tabelën.Gjallesa shtazore Emri shkencor Gjallesa bimore Emri shkencormacja bliridelja gruriujku fasuljafazani bathashqiponja luledeljasalamandra tërfilirinoceronti trëndafili i kuq38. Jepni tre shembuj të ndryshueshmërisë brenda llojit të trëndafilave.a) _________________ b) _________________ c) _________________39. Renditni nga tri karakteristika të tri varieteteve të qenve të shtëpisë.Varieteti i qenit të shtëpisë: Karakteristika 1 Karakteristika 2 Karakteristika 31.2.3.40. Punë në grupe dyshe: Në një kopsht, mblidhni petale të trëndafilave me ngjyra të ndryshme. Përshtatni numrin e petaleve në raport me përhapjen e tyre në kopsht (pra, merrni më shumë petale nga ngjyra që është më e përhapur dhe më pak petale nga ngjyra më pak e përhapur). Ndërtoni një grafik dendurish.

