Page 53 - Demo
P. 53


                                    Në këto tri pjesë fizike të planetit Tokë ndodhen vende ku jetojnë gjallesa si: kërpudha, bimë, kafshë, mikroorganizma.Gjallesat jetojnë jo vetëm në sipërfaqe tokësore dhe ujore, por edhe në thellësi të tyre.Ato mund t’i gjejmë në ujë, në thellësinë deri në 10 km, duke u nisur nga sipërfaqja e ujërave të deteve dhe oqeaneve e deri në 8 km lartësi mbi nivelin e detit. Mjedisi natyror brenda shtresave tokësore ka thellësi të ndryshme.Pjesa e planetit Tokë, e cila përfshin të gjitha gjallesat dhe të gjitha lëndët që mbajnë në jetë gjallesat, quhet biosferë.Biosfera dhe atmosferaAtmosfera është shtresa e gaztë që mbështjell Tokën deri në 80 km lartësi. Atmosfera ndryshon vazhdimisht cilësitë e saj. Një rol të rëndësishëm në këtë ndryshim ka biosfera. Këtë e dëshmon evoluimi i përgjithshëm i planetit tonë. Rreth 1,5 miliardë vjet më parë, Toka popullohej nga organizmat anaerobë, të cilët jetonin në një mjedis pa oksigjen. Më vonë u shfaqën disa lloje organizmash, që e prodhonin oksigjenin nëpërmjet procesit të fotosintezës. Oksigjeni i prodhuar nga këta organizma rrezikonte jetën e organizmave anaerobë, të cilët nuk mund të jetonin në një vend me oksigjen.Kohë pas kohe, Toka ka pësuar ndryshime kimike, të cilat sollën si pasojë ndryshimin e atmosferës. Organizmat anaerobë u përqendruan në thellësi të tokës, detevedhe oqeaneve, aty ku oksigjeni mungonte ose ishte me pakicë, ndërsa në sipërfaqet tokësore dhe ujore u përshtatën gjallesat aerobe. Këto të fundit jetojnë në pranitë oksigjenit të ajrit. Po të krahasojmë cilësitë e atmosferës dhe biosferës së qindra- miliona viteve më parë me ato të sotmet, do të vërejmë ndryshime të mëdha. Një rol të veçantë në këto ndryshime ka luajtur evoluimi i gjallesave dhe zhvillimi i industrisë. Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së atmosferës, një pjesë e gjallesave nuk arrijnë të përshtaten, për pasojë, ato zhduken.PeshqE vërtetë (V) apo e gabuar (G)?• Biosfera përfshin vetëm gjallesat. • Atmosfera ndryshon si rezultat i ndikimit të biosferës.Testo vetenPyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me fjalën mjedis?2. Ku jetojnë gjallesat?3. Ç’është biosfera?4. Ku shtrihet atmosfera?5. Si ka ndryshuar ajo?51
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57