Page 54 - Demo
P. 54
Faktorët fizikëFaktorët fizikë si: temperatura, drita, trysnia atmosferike, lagështia e mjedisit, reshjet, era etj., përbëjnë elementet klimatike që përcaktojnë cilësitë e një mjedisi.Ndikimi i temperaturës në jetën e gjallesaveTemperatura ndikon në shpejtësinë e reaksioneve kimike që zhvillohen në trupin e gjallesave. Temperatura e një mjedisi varet nga sasia e energjisë diellore që thithin gjatë ditës toka, ajri dhe uji. Rrezatimi diellor është mjaft i rëndësishëm për të gjitha gjallesat e një mjedisi dhe në veçanti për bimët. Në mungesë të energjisë diellore, bimët nuk mund të zhvillojnë procesin e fotosintezës, pra nuk prodhojnë lëndë organike. Kjo do të sillte pasoja të mëdha për kafshët që ushqehen me bimë.Presioni atmosferik dhe presioni i ujitAjri ka peshë. Nën ndikimin e forcës së gravitetit, ai ushtron trysni mbi sipërfaqen e Tokës. Kjo trysni quhet presion atmosferik.Presioni atmosferik vepron mbi gjallesat kur shoqërohet nga faktorë të tjerë si: temperatura, sasia e oksigjenit në mjedis, lagështia e ajrit etj. Gjallesat bimore e shtazore që jetojnë në zona malore janë përshtatur për të përballuar presionin e ulët atmosferik të këtyre zonave (sa më lart të ngjitemi, aq më i ulët është presioni, sepse ajri rrallohet). Në mjediset ujore, presioni ndryshon në varësi të thellësisë. Sa më thellë të zhytemi, aq më i madh bëhet presioni. Në ujin e detit dhe të oqeaneve, gjallesat janë përshtatur të jetojnë në sipërfaqe, në thellësi dhe në fund të detit/oqeanit.Lagështia e mjedisitMe lagështi të mjedisit kuptojmë sasinë e ujit që ndodhetnë tokë ose në ajër. Për shembull, nëse ajri përmban 10% avuj uji dhe 90% gaze të tjera, lagështia në këtë rast është 10%. Kjo ndikon në jetën e gjallesave. Peshq në thellësi të ujitMjedis i thatë Pyll tropikal52Faktorët fizikë dhe kimikë që ndikojnë në jetën e gjallesave2.2

