Page 55 - Demo
P. 55
Numri i gjallesave dhe i llojeve të tyre që jetojnë në një mjedis me lagështirë është më i madh se ai i gjallesave (llojeve) në një mjedis të thatë. Mjedise me lagështirë janë p.sh. pyjet tropikale, ku rriten gjallesa bimore e shtazore të shumëllojshme.EraNjë faktor tjetër që ndikon në jetën e gjallesave është era. Vendet që preken nga erëra të fuqishme, nuk janë të përshtatshme për jetesën e gjallesave. Ndërkohë, në vendet ku fryn erë e lehtë, është më e zhvilluar bimësia. Mes llojeve të bimësisë dallojnë koniferet(pishat, bredhat etj.), pllenimi i të cilave kryhet me anë të erës. Era ndihmon edhe në shpërndarjen e farave të bimëve nga njëri vend në tjetrin, duke favorizuar kështu vazhdimësinë e llojit bimor.Faktorët kimikëKrahas faktorëve fizikë, në jetën e gjallesave bimore e shtazore një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët kimikë, si: oksigjeni, azoti, dioksidi i karbonit, fosfori dhe squfuri. Gjallesat i shfrytëzojnë këta faktorë gjatë jetës së tyre. Kur vdesin, ato ia \mjedisit (sepse zbërthehen).Si faktorët fizikë, ashtu edhe ata kimikë, nuk mund të konceptohen të veçuar nga njëri-tjetri, sepse janë të lidhur ngushtë midis tyre dhe përbëjnë ato që shpesh quhen kushte të favorshme ose të pafavorshme të një mjedisi. Këto kushte ndikojnë në shpërndarjen e gjallesave.Faktorët fizikë dhe kimikë të mjedisit quhen faktorë abiotikë.Pyll pishashPyetje dhe detyra1. Cilët janë faktorët klimatikë?2. Si ndikon temperatura në jetën e gjallesave bimore?3. Si ndikon presioni atmosferik në jetën e gjallesave bimore? Po presioni i ushtruar nga shtresat e ujit, si ndikon në jetën e gjallesave ujore?4. Cilët janë faktorët abiotikë?5. Si ndikon thatësira e mjedisit në jetën e gjallesave?• Si ndikon era në jetën e gjallesave?• Pse bimët dhe kafshët kanë nevojë për oksigjen?Veprimtari Testo vetenDuke parë figurën, shpjegoni ndikimin e dritës në jetën e gjallesave bimore.53

