Page 56 - Demo
P. 56
Nga faktorët që ndikojnë në jetën e gjallesave përmendim:a) cilësinë e tokësb) cilësinë e ujitc) cilësinë e ajritCilësia e tokësNë cilësinë e tokës ndikojnë:- Pozicioni ku ndodhet një zonë (malore, kodrinore, fushore, bregdetare). Dimë se zonat malore në përgjithësi janë më të favorshme për rritjen e bimëve dhe kafshëve të egra, ndërsa zonat fushore janë më të favorshme për bimët e kultivuara dhe për kafshët e buta. Në zonat fushore nuk përjashtohet mundësia e rritjes së bimëve dhe kafshëve që zakonisht gjenden në zona malore.- Shkrifërimi i tokës luan një rol të rëndësishëm në rritjen e gjallesave bimore. Shkrifërimi natyror i tokës bëhet nga krimbat, të cilët gëlltisin dheun bashkë me ushqimin. Në tokat e shkrifëta, rrënjët e bimëve thithin më shumë lëndë minerale për shkak të depërtimit të tyre në thellësi.- Lagështia e tokës ndikon në tretjen e kripërave që ndodhen në të. Bimët mund të sigurojnë më shumë ushqim nga një tokë me lagështirë, sesa nga një tokë e thatë.- Ajrosja e tokës luan rol në frymëmarrjen e rrënjëve, të cilat thithin oksigjenin nga ajri që ndodhet në tokë.- Prania e kripërave minerale. Sa më e pasur të jetë toka me kripëra minerale e humus, aq më të shumëllojshme dhe të mirërritura janë bimët.Në të gjitha llojet e tokave, si në ato të ftohta e polare, ashtu edhe në tokat e ngrohta e shkretëtira, jeton një numër i madh gjallesash, një pjesë e të cilave mund të shihen me sy të lirë, si p.sh.: krimbat, shumëkëmbëshat, milingonat, insektet, kërpudhat, bimët etj. Në thellësitë 4-5 m të tokës, numri i gjallesave vjen duke u zvogëluar. Bakteret e kërpudhat që ndodhen në sipërfaqen dhe thellësinë e tokës ndihmojnë në formimin e humusit. Në tokat me lagështirë, krimbat, mizat, larvat e insekteve etj., formojnë kanale dhe shkriftojnë tokën, duke e bërë atë më të përshtatshme për rritjen e bimëve.542.3 Cilësia e tokës, ujit dhe ajrit ndikon në jetën e gjallesave

