Page 57 - Demo
P. 57


                                    Cilësia e ujitUji është një substancë që zë 75% të rruzullit tokësor.Të gjitha gjallesat kanë nevojë për ujë, që nga njëqelizorët e deri te njeriu. Uji ndodhet në përbërje tëqelizave bimore e shtazore. Ai i mban të hidratuara qelizat dhe ndikon në tretjen e substancave ushqyese. Me anë të ujit nxjerrim jashtë lëndët e panevojshme (te njeriu, me anë të djersës dhe urinës). Te bimët, uji luan rolin kryesor në transportin e lëndëve të ndryshme nga rrënja te gjethet dhe anasjelltas. Ujërat e ndotura janë të dëmshme për të gjithë organizmat e gjallë. Diskutoni rreth ujërave industriale që derdhen në lumenj, liqene, dete dhe që rrezikojnë jetën e gjallesave ujore.Cilësia e ajritAjri është përzierje gazesh, azot + oksigjen + dioksid karboni + gaze të tjera. Ai luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrjen e gjallesave. Oksigjeni i ajrit ndihmon në proceset e “djegies” së substancave në qelizat e gjallesave.Ai mund të jetë i pastër, domethënë i pasur me oksigjen, p.sh. në zonat larg qyteteve (kodra, male). Në këto zona, oksigjeni që çlirojnë bimët pasuron ajrin dhe e bën atë më të pastër.Ajri në vendbanimet me përqendrim të lartë të popullsisë dhe në zonat industriale është i ndotur. Ai ndikon negativisht në jetën e gjallesave bimore dhe shtazore, duke çuar në pakësimin e numrit të tyre.Diskutoni për bimësinë e zonave industriale.Pyetje dhe detyra1. Cilat janë cilësitë e tokës?2. Pse uji është i domosdoshëm për jetën e gjallesave?3. Cilat janë cilësitë e ajrit?• Shpjego shprehjen:Krimbat e tokës ndihmojnë në rritjen e bimëve.Veprimtari Testo vetenNdahuni në dy grupe dhe vëzhgoni:I. Një mjedis me lagështi ose pa lagështi.II. Një mjedis me ajër të pastër (pyll, livadh).Diskutoni së bashku rreth gjallesave bimore që rriten aty.55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61