Page 58 - Demo
P. 58
Një zonë shkëmbore kthehet në pyllKushtet klimatike dhe llojet e gjallesave përcaktojnë cilësitë e mjedisit. Gjatë erozionit (gërryerjes) të shkëmbinjve nga uji, ajri, era, temperaturat e larta ose të ulëta, formohen copa të vogla shkëmbinjsh të pasura me substanca minerale. Mbi këto copa shkëmbinjsh fillojnë të shfaqen gjallesat e para, si myshqet e likenet (kjo dukuri vihet re edhe në muret e shtëpive të vjetra apo në muret e kështjellave). Likenet zhvillohen në të çarat e shkëmbinjve dhe veprojnë vazhdimisht mbi vendin ku ato rriten, duke krijuar mundësi për vendosjen dhe zhvillimin e gjallesave të tjera. Në vendin e përgatitur prej tyre, në fillim zhvillohen barërat, pastaj shkurret dhe më vonë bimët e larta drunore (kujtoni vendet malore, ku midis të çarave të shkëmbinjve rriten bimë të ndryshme). Rrënjët e këtyre bimëve futen në thellësi, çka ndikon në kthimin e tokës nga shkëmbore në tokë më të butë (dhé).Një liqen kthehet në pyllLiqenet formohen, zhvillohen dhe transformohen. Këto ndryshime vijnë si pasojë e disa faktorëve, të cilët janë:a) avullimi i ujit për shkak të temperaturave të larta të mjedisit dhe mungesës së reshjeve;b) prurjet me materiale të ngurta nga lumenjtë dhe përrenjtë;c) zhvillimi i bimësisë.Nën veprimin e këtyre faktorëve, shtrati i liqenit (shih figurat) fillon të mbushet nga prurjet e ngurta të lumenjve. Për rrjedhojë, ai bëhet më i cekët, derisa vjen një moment që sasia e ujit pakësohet ndjeshëm. Pak nga pak, bimësia në anët e liqenit Shndërrimi gradual i një shkëmbi në pyllLiqenKënetë562.4 Ndikimi i gjallesave në cilësinë e mjedisit

