Page 59 - Demo
P. 59
fillon të zhvillohet, duke shkuar drejt qendrës së tij. Kjo bën që sipërfaqja dhe thellësia e liqenit të zvogëlohen. Dalëngadalë, liqeni kthehet në kënetë, e cila më vonë mbushet me bimë (kallamishte) që mbulojnë sipërfaqen e tokës nën ujë. Uji avullon vazhdimisht dhe me kalimin e kohës, aty rriten dhe zhvillohen bimët barishtore, të cilat e kthejnë kënetën në livadh.Më vonë, aty fillojnë të rriten bimë të tjera, si shkurret dhe drurët, të cilët përbëjnë etapën e parë të formimit të një pylli. Ky ndryshim nuk ndodh menjëherë, por gradualisht dhe për një kohë shumë të gjatë.Bimët bishtajore pasurojnë tokën me kripëra mineraleNë rrënjët e bimëve bishtajore (batha, bizelja, fasulja etj.) ndodhen disa të fryra (nyja), në të cilat gjenden baktere. Bakteret kanë aftësi të fiksojnë azotin e ajrit për t’ia përcjellë bimës në një formë sa më të përvetësueshme. Kur toka është e varfër në kripëra minerale të azotuara, në fillim ajo mbillet me bimë bishtajore për t'u pasuruar dhe më pas mbillet me bimë të tjera, si: grurë, misër etj. Bimët bishtajore ndryshojnë cilësinë e tokës, e bëjnë atë më pjellore.Gjallesat janë faktorë biotikë të mjedisit.Pyetje dhe detyra1. Si kthehet liqeni në kënetë?2. Si kthehet këneta në livadh?3. Si mund të formohet pylli në zona moçalore?4. Pse toka para se të mbillet me drithëra, duhet të mbillet me bimë bishtajore?VeprimtariVëzhgoni nga afër një lumë, liqen, kënetë ose pellg me ujë të ndenjur, që ndodhet pranë vendbanimit ose shkollës suaj.a) Diskutoni për gjendjen e lumit, liqenit, kënetës ose të pellgut që vëzhguat.b) A ka gjasa që të kthehet në livadh?c) Ndahuni në dy grupe dhe kërkoni në internet informacione për gjendjen e lumenjve dhe liqeneve në Kosovë. (Materiali që do të gjeni, duhet të pasqyrojë ndryshimet për një periudhë të paktën 50-vjeçare).Testo veten• Si kthehet një zonë shkëmbore në pyll?Baktere azotofiksuesePyll57

