Page 60 - Demo
P. 60


                                    HabitatiÇdo gjallesë ka një vendbanim “shtëpi”. Pylli është shtëpi për drerin, ketrat etj. Oqeani është shtëpi për balenat, peshkaqenët, peshqit, yjet e detit etj. Habitati i siguron gjallesës kushtet që i duhen për të jetuar, p.sh.: ushqimin, ujin, ngrohtësinë, kushtet për riprodhim dhe mbrojtje. Çdo kafshë përshtatet për të jetuar në habitatin e vet.Habitati është vendi ku jeton një gjallesë.PopullataNë një livadh shohim shumë luledele, në ujin e një rezervati rriten shumë trofta, në një pyll rriten disa drurë gështenjash, pishash ose bredhash. Gjallesat nuk jetojnë vetëm. Ato jetojnë të organizuara, duke krijuar raporte e lidhje të ndërsjella. Individët e njëjtë kanë aftësi të kryqëzohen midis tyre.Ketri në habitatin e vetPopullatë me lule kamomili Popullatë me rosa të egraGjallesat jetojnë në të njëjtin vend, fekondohen midis tyre dhe japin pasardhës. Pasardhësit trashëgojnë aftësinë e fekondimit. Individët e të njëjtit lloj, që jetojnë në të njëjtin vend dhe kanë aftësi të fekondohen me njëri-tjetrin, duke dhënë pasardhës të fekondueshëm, formojnë një popullatë.Në një vend të caktuar, individët e njëjtë zënë një sipërfaqe të caktuar. Raporti i numrit të individëve me njësinë e sipërfaqes jep dendësinë e popullatës, p.sh.: në 100 cm2sipërfaqe rriten 50 bimë luledele. Dendësia e popullatës së luledeleve në këtë rast llogaritet si më poshtë:d = 50 bimë = 1 bimë100 cm2 2 cm2Kjo do të thotë se në çdo 2 cm2 do të rritet një bimë luledele.582.5 Nivelet e organizimit të gjallesave
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64