Page 61 - Demo
P. 61
Bashkësia biologjikePopullata të ndryshme mund të jetojnë së bashku në të njëjtin vend, p.sh.: lulëkuqet, luledelet, lulet margarita, tërfili etj.Këto popullata formojnë një bashkësi biologjike (bashkësia në këtë rast përmban popullatën e lulëkuqeve, popullatën e luledeleve,popullatën e luleve margarita, popullatën e tërfilave).Vendbanimi i përbashkët i disa popullatave quhet biotop.Biotope të tilla mund të jenë: vendbanimet në pyll, në liqen, në luginë, në livadh etj. Në pyll mund të kemi disa biotope tokësore, ujore etj., në të cilat jetojnë bashkësi biologjike. Tërësia e gjallesave që jetojnë në një biotop quhet biocenozë.EkosistemiDisa bashkësi biologjike së bashku me faktorë jo të gjallë, si: toka, uji, ajri, temperatura, drita, era etj., formojnë një ekosistem. Toka, uji, ajri, temperatura etj., bëjnë pjesë te biotopi, pra ekosistemi përbëhet nga bashkësitë biologjike dhe biotopet e tyre, p.sh. tërësia e bashkësive biologjike të një lagune (si popullata e peshqve, popullata e shpendëve, popullata e bretkosave, popullata e shqiponjave, popullata e krimbave, popullata e bimëve ujore etj.), si dhe toka, uji, temperatura formojnë një ekosistem.Tërësia e ekosistemeve të rruzullit tokësor formon biosferën.Ekosistemet janë të hapura dhe të pashkëputura midis tyre.Bashkësi biologjikeVeprimtaria 1Veprimtari studimore dhe praktikeNdahet klasa në katër grupe: grupi I (pylli), grupi II (oqeani), grupi III (shkretëtira), grupi IV (Poli i Veriut).Secili grup gjen informacionin rreth biotopit përkatës dhe përgatit stenda murale. Në këto stenda, nxënësit do të shënojnë kushtet që siguron biotopi për jetën e të gjitha gjallesave që gjenden aty. Gjithashtu, ata do të përshkruajnë karakteristikat dhe përshtatshmërinë e tyre.Si mendoni, a mund të jetojë e njëjta gjallesë në habitate të ndryshme?Veprimtaria 2Më poshtë paraqiten figurat e disa gjallesave:a) Përshkruani habitatet e tyre.b) Çfarë kushtesh siguron secili habitat?c) Cilat janë gjallesat që jetojnë në më shumë se një habitat?59

