Page 62 - Demo
P. 62
Të dimë më tepërRritja e popullatavePakësimi i ushqimit, sëmundjet, gjahtarët dhe kushtet klimatike janë disa nga faktorët që kontrollojnë rritjen e popullatave.Nëse studiojmë një bretkosë në kohën e riprodhimit të saj, do të vëmë re se ajo prodhon mjaft vezë. Më vonë, nga vezët e fekonduara lindin larva, të cilat kthehen në bretkosa. Nisur nga ky fakt, do të thoshim se popullata e bretkosave do të rritej shumë në numër, por në të vërtetë nuk ndodh kështu. Ekzistojnë disa faktorë që rregullojnë rritjen e popullatave. Një nga këta faktorë është edhe prania e ushqimit në mjedis. Sa më e madhe të bëhet popullata, aq më pak ushqim do të gjendet në mjedis për secilën bretkosë të lindur, p.sh.:a) nëse popullata përbëhet nga 100 individë dhe në mjedis ndodhen 100 kg ushqim, atëherë çdo individi i takon 1 kg.b) nëse popullata rritet nga 100 në 150 individë dhe sasia e ushqimit është përsëri 100 kg, atëherë çdo individi i takon 0,66 kg.Mungesa e ushqimit çon në zvogëlimin e numrit të individëve të popullatës, një pjesë e të cilëve vdesin para se të riprodhohen.Si pasojë e zvogëlimit të numrit të individëve të popullatës, sasia e ushqimit për çdo individ rritet, gjë që do të sjellë rritjen e numrit të individëve e kështu me radhë. Pra, në natyrë vendosen baraspeshat ose ekuilibrat midis prodhuesve dhe numrit të gjallesave konsumatore.Faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen ose zvogëlimin e popullatave janë: uji, klima, sëmundjet, lindjet, vdekjet. Këta quhen faktorë përcaktues.mungesë ushqimi Ruajtja e ekuilibrit të popullatëssëmundjetgjahtarët+ klimaKohaRritja e popullatës1 = 100shkallaPyetje dhe detyra1. Çfarë quhet habitat?2. Tregoni si formohen popullatat.3. Çfarë quhet bashkësi biologjike?4. Ç’është ekosistemi?5. Pse themi se ekosistemet janë të hapura?6. Si mendoni, a mund të jetoni në një habitat tjetër, p.sh.: në shkretëtirë apo në Polin e Veriut? Pse? Argumentoni përgjigjen.• Në një mjedis prej 1000 m2jetojnë 100 kokë dele. Gjej dendësinë e kësaj popullate.Testo veten60

