Page 64 - Demo
P. 64


                                    Peshqit nuk jetojnë dot në tokë.Siç kemi thënë edhe më lart, vendi ku jeton një gjallesë quhet habitat. Çdo organizëm i gjallë ka disa veçori që e lejojnë të përshtatet për të jetuar në një habitat. Përshtatshmëria nënkupton që organizmat e gjallë duhet të kenë disa cilësi të veçanta, të cilat i ndihmojnë për të jetuar pikërisht në këtë habitat.Peshqit kanë disa veçori, të cilat i ndihmojnë për t’u përshtatur në ujë.Dhelpra e llojit fenek ka disa veçori që e ndihmojnë të përshtaten për të jetuar në të nxehtin e shkretëtirave dhe për të gjuajtur gjatë natës.Këmbët e para i ka të forta. Me ndihmën e tyre, ajo bën strofkën ku qëndron gjatë ditës. Pjesa e poshtme e putrave është e mbuluar nga një shtresë e trashë gëzofi, që i mbron nga nxehtësia e rërës.Veshët e mëdhenj e ndihmojnë për të shmangur me lehtësi nxehtësinë. Për këtë arsye, dhelpra nuk i ndien temperaturat e larta gjatë ditës. Ajo mund të dëgjojë zhurmat e vogla dhe ta gjejë prenë e saj edhe në errësirë.Gëzofi i trashë e mban dhelprën ngrohtë gjatë netëve të ftohta.Sytë e dhelprës janë përshtatur për të parë kur nuk ka shumë dritë.Forma aerodinamike e ndihmon peshkun për të zvogëluar forcën e fërkimit me ujin.Vija anësore i ndihmon peshqit të ndiejnë lëvizjet rreth e qark tyre.Penda kurrizore i ndihmon peshqit të lëvizin duke ruajtur ekuilibrin. Bishti i ndihmon peshqit të lëvizin në ujë.Te velëzat ndodh shkëmbimi i oksigjenit me dioksidin e karbonit. Oksigjeni gjendet i tretur në ujin që hyn e del nga velëzat.Gëzofi ngjyrë rëre e ndihmon dhelprën të mos dallohet nga ngjyra e shkretëtirës.Ide për diskutim• Peshqit jetojnë në ujë, por jo në tokë.• Krimbat e tokës jetojnë nën dhé, por nuk mund të jetojnë në pemë.• Gjirafat jetojnë në savanat afrikane, por nuk mund të jetojnë në Arktik.622.7 Përshtatshmëria e gjallesave
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68