Page 65 - Demo
P. 65
Kaktuset kanë disa veçori që i ndihmojnë të përshtaten për të jetuar në shkretëtirë, edhe pse aty ka shumë pak ujë. Kaktuset nuk kanë gjethe. Ato janë shndërruar në gjemba për të zvogëluar avullimin e ujit (e mbajnë ujin rezervë në kërcell). Gjembat i pengojnë kafshët e etura të hanë kaktuset për të marrë ujin. Rrënjët e gjata arrijnë ta thithin ujin në thellësi të tokës.VeprimtariHulumtoni për aftësitë që kanë gjallesat për t'iu përshtatur mjedisit.1. Zgjidhni një kafshë apo një bimë që jeton në zonën tuaj.2. Hulumtoni rreth habitatit të kësaj kafshe apo bime. Përshkruani habitatin.3. Vizatoni kafshën ose bimën. (Nëse keni kamera ose aparat fotografik, mund ta filmoni ose ta fotografoni. Për këtë mund t’ju ndihmojë edhe një i rritur.)4. Përdorni etiketa për të shpjeguar disa nga veçoritë e kafshës apo bimës, që e ndihmojnë atë për tëjetuar në habitatin e saj.Pyetje dhe detyra1. Diskutoni rreth temës: Pse peshqit nuk jetojnë dot në tokë?2. Shpjegoni pse njerëzit nuk mund të jetojnë në ujë.3. Jepni argumente pse gjirafat nuk jetojnë dot në Arktik.4. Si është përshtatur shqiponja për të jetuar dhe gjuajtur në ajër?• Vendi ku jeton një gjallesë quhet habitat.• Gjallesat kanë disa veçori që i ndihmojnë të përshtaten për të jetuar në habitatet e tyre.ShënimKaktuse 63

