Page 66 - Demo
P. 66


                                    rrënjagjethjaluljakërcelliShpërndarja e gjallesave në natyrë përcaktohet nga faktorët abiotikë dhe biotikë. Jeta në mjedise të ndryshme është e ndryshme.Jeta në tokëMë poshtë përshkruhen kushtet kryesore që mundëson planeti ynë për jetën e gjallesave të ndryshme.a) Toka përmban kripëra minerale me shumicë.b) Në tokë (dhe) ndodhet një sasi e caktuar uji që lejon tretjen e kripërave.c) Atmosfera që rrethon planetin Tokë është e pasur me dritë, oksigjen dhe dioksid karboni.Këta faktorë i ndihmojnë gjallesat që jetojnë në tokë, të kenë mundësi për t'u ushqyer dhe për t'u përshtatur. Le të shohim me anë të shembujve se si janë përshtatur gjallesat në mjedise tokësore.BimëtBimët janë të pajisura me rrënjë dhe enë përçuese. Rrënja siguron mbështetjen e bimës në tokë dhe thithjen e ujit e të kripërave minerale. Enët përçuese lejojnë transportin e lëndëve në të gjithë bimën. Bimët e tokës janë të gjelbra dhe shfrytëzojnë energjinë diellore për të kryer fotosintezën.KafshëtNga kafshët marrim si shembull antilopën. Kjo kafshë ka trup të madh. Habitati specifik i saj është Amerika e Veriut, nuk gjendet në asnjë vend tjetër. Jeton në fushë të hapur dhe me klimë të ftohtë. Përshtatja e kësaj gjallese Organet e një bimeAntilopa642.8 Përshtatshmëria e gjallesave (vazhdim)
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70