Page 67 - Demo
P. 67
me mjedisin e saj shpjegohet me disa cilësi që ajo ka. Trupin e ka të mbuluar me qime, të cilat shtrihen në mënyrë të tillë që e mbrojnë nga i ftohti gjatë dimrit. Në verë, qimet e ndryshojnë drejtimin e tyre, çka bën që nxehtësia e trupit të dalë jashtë.Antilopa ushqehet me bimë barishtore dhe shkurre. Ajo jeton në vend të hapur dhe e dallon shpejt gjuajtësin e saj. Në pjesën e pasme të trupit, antilopa ka një zonë me ngjyrë të bardhë, e cila i shërben për t’u dhënë sinjale antilopave të tjera në rast rreziku. Kjo kafshë vrapon shumë shpejt (rreth 95 km/orë).Jeta në ujëDisa nga veçoritë e habitateve ujore janë përmendur më poshtë:a) kanë sasi të mëdha uji;b) përmbajnë disa lloje kripërash;c) oksigjeni dhe dioksidi i karbonit janë me pakicë;e) kanë mungesë drite në thellësi të mëdha;f) pak dritë nën sipërfaqen e ujit.Le të shohim më poshtë si janë përshtatur peshqit në këto habitate.Peshqit jetojnë në ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve dhe oqeaneve, sepse aty gjejnë ushqimin e përshtatshëm. Disa ushqehen me alga, disa ushqehen me peshq të tjerë.Peshqit notojnë në të gjitha shtresat e ujit, që nga sipërfaqja deri në fund të tij. Ata janë të pajisur me fshikëz notimi, e cila i ndihmon të zhyten në thellësi (kur fshikëza nuk ka gaz) ose të ngrihen në sipërfaqe (kur fshikëza mbushet me gaz). Përveç fshikëzës, peshqit janë të pajisur me pendë,të cilat i ndihmojnë që të notojnë. Ata janë përshtatur edhe për të kryer frymëmarrjen në ujë, e cila realizohet me anë të verëzave. Në habitatet ujore, peshqit gjejnë gjithçka që u nevojitet për të jetuar. Aty kanë ushqim (krimba, peshq të tjerë), ujë, oksigjen për frymëmarrjen etj.PeshqPyetje dhe detyra1. Pse themi që gjallesat jetojnë në vende specifike (të veçanta)?2. Çfarë u siguron toka gjallesave?3. Pse gjallesat duhet të përshtaten me mjedisin ku jetojnë?4. Pse antilopa jeton në mjedise me klimë të ftohtë?5. Si përshtaten bimët?6. Çfarë u mundëson gjallesave uji i lumenjve, liqeneve dhe deteve?7. Si është përshtatur lejleku për të jetuar në tokë-ujë-ajër? Hulumtoni dhe më pas diskutoni me mësimdhënësin/en rreth informacioneve që gjetët.65

