Page 68 - Demo
P. 68


                                    Nëse shikojmë mjedisin ku jetojmë, do të vërejmë:- njerëz që ecin, punojnë- zogj që fluturojnë- mace, qen që lëvizin- bimë që lulëzojnë etj.Të gjitha gjallesat, në një mënyrë ose në një tjetër, kryejnë veprimtaritë e tyre jetësore. Për të kryer këto veprimtari, gjallesat kanë nevojë për energji. Në ç’mënyrë e sigurojnë gjallesat energjinë?Të gjitha gjallesat e marrin energjinë nëpërmjet rrezeve diellore dhe ushqimit. Nisur nga mënyrat si e marrin ushqimin, gjallesat ndahen në dy grupe: gjallesa autotrofe dhe gjallesa heterotrofe.1. Gjallesat autotrofe (vetushqyese) janë bimët.Ato marrin nga toka ujin dhe kripërat minerale. Në prani të klorofilit, i cili ka aftësinë të thithë energji nga rrezet e diellit, bimët zhvillojnë procesin e fotosintezës.Ato e përgatisin vetë lëndën organike.2. Gjallesat heterotrofe e marrin ushqimin të gatshëm. Në këtë grup hyjnë kafshët, njerëzit, kërpudhat etj. Ato nuk e prodhojnë vetë lëndën organike, por e marrin atë të gatshme nga bimët dhe nga njëra-tjetra (ushqehen dhe përdoren si ushqim për të tjerët). Kërpudhat e marrin ushqimin e gatshëm nga trungu i pemës.Bimët janë gjallesa vetushqyese.662.9 Gjallesat kanë nevojë për energji
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72