Page 69 - Demo
P. 69
Pyetje dhe detyra1. Pse gjallesat kanë nevojë për energji?2. Si e sigurojnë gjallesat energjinë?3. Si i ndajmë gjallesat për sa i përket mënyrës si e sigurojnë ushqimin?Testo vetenDiskutoni për temën e mëposhtme:- Energjia u jep mundësinë gjallesave të lëvizin, punojnë (njeriu) dhe të riprodhohen.Shfrytëzimi i energjisë në organizmin e njeriutUshqimi që marrim, i nënshtrohet procesit të tretjes. Ky proces fillon që në momentin kur ushqimi futet në gojë. Dhëmbët dhe gjëndrat e pështymës janë strukturat e para që ndihmojnë procesin e tretjes. Pas copëtimit të ushqimit nga dhëmbët, lëngu i pështymës fillon njomjen dhe tretjen e tij. Në stomak vazhdon copëzimi dhe tretja nën veprimin e enzimave. Ushqimi vazhdon rrugën në duoden (fillimi i zorrës së hollë), ku derdhen lëngjet e tëmthit dhe të pankreasit. Në zorrën e hollë përfundon tretja dhe fillon përthithja e lëndëve ushqyese nga gjaku, i cili i çon ato në çdo qelizë të trupit. Në qelizë ndodhin reaksione, gjatë së cilave lëndët ushqyese ndërtohen sipas nevojave të qelizës dhe pastaj shpërbëhen. Gjatë këtyre reaksioneve çlirohen dhe thithen sasi energjie. Energjinë e çliruar, organizmi e përdor për nevojat e tij jetësore, siç janë: lëvizja, kryerja e aktivitetit fizik dhe mendor, riprodhimi etj. Mbetjet e këtij procesi dalin jashtë organizmit.Të gjitha ndryshimet dhe reaksionet që ndodhin në organizmat e gjallë, gjatë së cilave prodhohet ose harxhohet energji,përkufizohen me emrin metabolizëm.gjëndrat e pështymësfaringuezofagustomakupankreasiduodenizorra e trashëvrima anale (anus)rektumapendiciti (zorra qorre)zorra e hollëfshikëza e tëmthitmëlçiagoja67

