Page 70 - Demo
P. 70
Dimë që pjesa më e madhe e gjallesave jetojnë në bashkësi. Kjo tregon se ato kanë nevojë për njëra-tjetrën, sidomos për të përmbushur disa funksione jetësore, p.sh.: riprodhimin, mbrojtjen, të ushqyerit etj. Ato janë të organizuara në popullata, bashkësi biologjike etj. Popullata të ndryshme mund të jetojnë në të njëjtin vend, duke krijuar lidhje të ngushta midis tyre. Ato formojnë bashkësitë biologjike.Dimë se një ose disa bashkësi gjallesash që lidhen ngushtë midis tyre formojnë biocenozën (gjithçka që jeton), ndërsa vendi ku ato jetojnë quhet biotop. Biocenoza dhe biotopi ndërveprojnë midis tyre. Biotop + biocenozë formojnë ekosistemin.Cilësitë e një biotopi përcaktohen nga:a) faktorët fizikë (temperatura, presioni, era, drita etj.);b) faktorët kimikë (oksigjeni, azoti, dioksidi i karbonit, uji etj.);c) cilësitë e tokës (fortësia, lagështia, butësia, shkrifërimi, kripshmëria, humusi, ndotja etj.);d) cilësitë e ujit (kripësia, pastërtia, ndotja etj.).Këto cilësi do të përcaktojnë edhe llojin e bimëve ose kafshëve që do të jetojnë në biotop, po ashtu edhe shpërndarjen e tyre.bashkësi biologjike ekosistembashkësi biologjike biologjikeekosistempopullatë68Gjallesat dhe mjediset natyrore Veçoritë e ekosistemit2.10

