Page 71 - Demo
P. 71


                                    Shkenca që studion ekosistemet natyrore quhet ekologji.Kur flasim për ekosistemet, imagjinojmë modele të përgjithshme, si: ekosistemet tokësore, ekosistemet ujore ose të përziera, tokësore e ujore.Ekosisteme të tilla janë: pylli, oqeani, detet, oazet, shkretëtirat, savanat, zonat mesdhetare etj.Veçoritë e ekosistemitNë fakt, çdo ekosistem përbën një njësi të natyrës dhe ka veçori të përcaktuara mjaft mirë.1. Ekosistemet janë të shumëllojshme dhe me madhësi të ndryshme. Ekosisteme të mëdha janë: oqeani, liqeni, pylli etj., ndërsa ekosisteme të vogla: kopshti i shtëpisë, një pellg me ujë të ndenjur, oborri i shkollës etj.2. Çdo ekosistem ka veçoritë e tij. Faktorët fizikë, kimikë, cilësia e tokës dhe e ujit përcaktojnë cilësinë e biotopit. Faktorët biologjikë (gjallesat bimore e shtazore) përcaktojnë llojet e popullatave të ekosistemit si dhe lidhjet midis tyre, d.m.th. cilësitë e biocenozës.3. Ekosistemet nuk janë të mbyllura. Gjallesat mund të kalojnë nga një ekosistem në tjetrin, nëse u përshtaten cilësive të biotopit, p.sh. krokodili dhe bretkosa, që jetojnë edhe në ujë, edhe në tokë.4. Në një ekosistem gjallesat mund të jenë:a) autotrofe (bimët, të cilat e përgatitin vetë ushqimin);b) heterotrofe (kafshët, të cilat e marrin ushqimin të gatshëm).5. Ekosistemi mund të ndryshojë nëse ndryshojnë faktorët fizikë, kimikë e biologjikë.6. Gjallesat e një ekosistemi janë të lidhura midis tyre, duke krijuar kështu raporte ushqimore (zinxhirë ushqimorë).Pyetje dhe detyra1. Çfarë studion ekologjia?2. Pse problemet që studion shkenca e ekologjisë janë të rëndësishme për njerëzit?3. Ç’kuptojmë me biocenozë?4. A është ekosistemi i përjetshëm?5. A janë të njëjta të gjitha ekosistemet? Përmendni tre shembuj.6. Cilët janë faktorët që përcaktojnë cilësitë e biotopit?7. Cilët janë faktorët që përcaktojnë cilësitë e biocenozës?Veprimtaria) Vizatoni një ekosistem dhe emërtoni tri bimë, tri kafshë, tre faktorë fizikë e tre faktorë kimikë që ndikojnë në të.b) Tregoni cilësitë e ekosistemit që keni vizatuar.c) Jepni tre shembuj ekosistemesh me përmasa të ndryshme.Testo veten• Trego dy cilësi (veçori) të një ekosistemi tokësor.69
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75