Page 72 - Demo
P. 72


                                    Në një ekosistem, gjallesat janë të lidhura midis tyre sipas raporteve ushqimore. Çdo gjallesë ushqehet me një gjallesë tjetër, përveç bimëve, algave blu, të gjelbra, algave një- dhe shumëqelizore, të cilat e përgatitin vetë ushqimin. Gjallesat e një ekosistemi formojnë zinxhirët ushqimorë, në të cilët çdo gjallesë ka një vend të caktuar. Ky vend quhet nivel trofik.Për të kuptuar më mirë sa thamë më lart, le të studiojmë ekosistemin e një liqeni të vogël ose të një lagune. Në periudhën e pranverës, po të bëjmë një shëtitjebuzë liqenit, do të vëmë re se aty ku ai buron, zhvillohen shumë bimë barishtore e shkurre. Kjo ndodh se habitati i afron çdo bime kushtet e nevojshme për të jetuar si: ujë + kripëra minerale, dioksid karboni, të cilin e marrin nga ajri, energji që e thithin nga rrezet diellore. Në këto kushte, bimët zhvillojnë procesin e fotosintezës dhe përgatitin lëndën organike (sheqerin). Reaksioni i fotosintezës paraqitet si më poshtë:dioksid karboni + ujë + dritë/klorofil sheqer + oksigjenBimët përbëjnë nivelin e parë trofik të zinxhirit ushqimor. Ato janë prodhuesit e substancave ushqimore që do të shërbejnë si ushqim për gjallesat e tjera.Kafshët e liqenit që ushqehen me bimë quhen konsumatore të rendit të parë dhe janë barngrënëse. Ato përbëjnë nivelin e dytë trofik. Në liqen rriten peshq, të cilët ushqehen me peshq më të vegjël, krimba ose me larva insektesh. Këta peshq gjahtarë quhen Ekosistem liqeni70Funksionimi i ekosistemit. Klasifikimi i gjallesave sipas vendit që zënë në zinxhirin ushqimor2.11
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76