Page 75 - Demo
P. 75
Pyetje dhe detyra1. Ç'kuptoni me zinxhir ushqimor?2. Cilat janë hallkat e një zinxhiri ushqimor?3. Çfarë janë rrjetat ushqimore?Veprimtaria) Vizatoni dy zinxhirë ushqimorë.b) Tregoni si lidhen gjallesat, duke kaluar nga prodhuesit te konsumatori i fundit.c) A mund të lidhen midis tyre zinxhirët e vizatuar? Nëse po, formoni rrjetën ushqimore, nëse jo, argumentoni përgjigjen.d) Tregoni tri masa që duhen marrë për të rigjeneruar një ekosistem, në zinxhirin ushqimor të të cilit është dëmtuar pjesërisht një hallkë? Ekosistemin dhe hallkën e dëmtuar zgjidheni vetë.Testo vetenE vërtetë (V) apo e gabuar (G)?• Njeriu është konsumator i rendit të parë.• Bretkosa është konsumator i rendit të dytë.• Bimët prodhojnë substanca organike.• Dekompozuesit nuk janë të rëndësishëm.Rrjetat ushqimoreBrenda një ekosistemi mund të krijohen lidhje të shumta jo vetëm ndërmjet hallkave të një zinxhiri ushqimor, por edhe midis zinxhirëve të ndryshëm, p.sh.: një mi ushqehet me bimë, por edhe me insekte, kërmij, krimba etj. Ai sillet si konsumator i parë për një zinxhir ushqimor dhe si konsumator i rendit të dytë për një zinxhir tjetër ushqimor. Gjarpri, dhelpra, bufi gjuajnë minj barngrënës. Ata janë konsumatorë të rendit të tretë, por duke qenë se ushqehen me minj barngrënës, sillen si konsumatorë të rendit të dytë. Pra gërshetohen dy zinxhirë ushqimorë.Gërshetimi (ndërthurja) e dy ose më shumë zinxhirëve ushqimorë çon në formimin e rrjetave ushqimore.38Biologji dhe edukim shëndetësor2. Rrjetat ushqimoreBrenda një ekosistemi mund të krijohen lidhje të shumta jo vetëm ndërmjet hallkave të një zinxhiri ushqimor, por dhe midis zinxhirëve të ndryshëm.p.sh. një mi ushqehet me bimë, por edhe me insekte, kërmij, krimba etj. Ai sillet si konsumator i parë për një zinxhir ushqimor dhe si konsumator i rendit të dytë për një zinxhir tjetër ushqimor. Gjarpri, dhelpra, bu gjuajnë minj barngrënës. Ata janë konsumatorë të rendit të tretë, por meqë ushqehen me minj barngrënës sillen si konsumatorë të rendit të dytë. Pra gërshetohen dy zinxhirë ushqimorë.Gërshetimi (ndërthurja) e dy ose më shumë zinxhirëve ushqimorë çon në formimin e rrjetave ushqimore.E vërtetë (V) apo e gabuar (G):▪ Njeriu është konsumator i rendit të parë. ____▪ Bretkosa është konsumator i rendit të dytë. ____▪ Bimët prodhojnë substanca organike. ____▪ Dekompozitorët nuk janë të rëndësishëm. ____1. Ç’kuptojmë me zinxhir ushqimor?2. Cilat janë hallkat e një zinxhiri ushqimor?3. Ç’janë rrjetat ushqimore?Rrjetë ushqimoredekompozitorëprodhues + konsumatorë Rrjetë ushqimoredekompozuesprodhues + konsumatorë73

