Page 78 - Demo
P. 78


                                    Vëzhgimi 1Vrojtojmë me sy të lirë një kovë të mbushur me dhé nga kopshti i shkollës. Në pamjen e parë duket sikur aty nuk ka fare gjallesa. Kujtojmë se gjallesat e dheut nuk e pëlqejnë shumë dritën. Njëkohësisht dimë që në tokë ka lloje të ndryshme krimbash, milingonash, kërpudhash etj. Vrojtojmë dheun me lupë (xham zmadhues) dhe do të vërejmë shumë gjallesa të tjera.Vëzhgimi 2Vendosim një sasi të vogël dheu në një gotë, e cila përmban 30 ml alkool. Më vonë, në një letër të bardhë vendosim gjallesat e dala nga alkooli dhe i vrojtojmë me lupë. Kujtojmë se në dhé ka edhe shumë gjallesa që nuk shihen me sy të lirë, por vetëm me mikroskop. Përmendim këtu baktere të llojeve të ndryshme. Më poshtë po renditim disa lloje gjallesash që ndodhen në dhé:1. baktere, rreth 4000 lloje, p.sh.: bakteret dekompozuese, bakteret nitrifikuese, azotofikuese;2. njëqelizorë të ndryshëm, rreth 19 000 lloje.3. krimba, rreth 5000 lloje, si dhe gjallesa të tjera, p.sh.: merimanga, miza, kërpudha, minj, urithë etj.Një nga gjallesat që luan rol të rëndësishëm në shkrifërimin dhe pasurimin e tokës është krimbi i shiut. Gjallesat e dheut jetojnë si në sipërfaqe të tokës, ashtu edhe në thellësi të saj. Sa më thellë që të futemi në tokë, aq më pak gjallesa do të gjejmë. Me rritjen e thellësisë së tokës, numri i tyre vjen duke u pakësuar për shkak të:a) mungesës së oksigjenit në thellësi;b) pakësimit të lëndëve ushqyese;c) temperaturave të ulëta.Theksojmë se në dheun e livadheve jetojnë rreth 250 milionë gjallesa për një metër katror dhé.76Punë praktikeDheu, ekosistem natyror me shumëllojshmëri gjallesash2.14
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82