Page 79 - Demo
P. 79


                                    Mjetet e punës: spatul për gërmim, lopatë e vogël, rërë, humus, enë kauçuku, bimë të vogla, llambë ndriçuese etj.a) Për krimbatVendosni në fund të një ene dhé, rërë dhe humus. Futni në enë një bimë dhe dy-tre krimba shiu. Lagni dheun me pak ujë. Vëzhgoni ç'do të ndodhë gjatë dy ditëve.b) Për hardhucatNë një kuti kartoni ose dërrase vendosni pak dhé të përzier me rërë. Futni aty brenda një hardhucë dhe një copë dru, për t’i dhënë mundësi kësaj të ngjitet. Shtoni disa larva insektesh të gjalla, larva mizash, miza etj. Mbulojeni kutinë me një kapak transparent dhe vëzhgoni sjelljen e hardhucës.c) Për mizat e dheutMe një lopatë të vogël merrni pak dhé nga kopshti i shtëpisë ose oborri ku ndodhen milingona. Hidheni dheun në një kuti plastike ose në një enë qelqi. Shtoni pak ushqim, p.sh.: thërrime buke, kokrriza sheqeri etj. Vëzhgoni çfarë do të ndodhë.d) Për bretkosatNë një enë transparente plastike ose qelqi vendosni pak dhé, copa të vogla gurësh, ndonjë copë dru, bimë të vogla, larva insektesh. Shtoni ujë deri sa të arrijë gjysmën e vëllimit të enës. Futni në të një bretkosë, duke i lënë mundësinë të dalë edhe mbi sipërfaqen e ujit. Vëzhgoni për disa minuta lëvizjet e bretkosës.a)b)c)d)77Të përgatitim terrene për gjallesat e dheut
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83