Page 80 - Demo
P. 80
Gjallesat në biosferë nuk jetojnë kurrë të izoluara. Në një mënyrë ose në një tjetër, bimët, kafshët, si dhe mikroorganizmat ndërveprojnë midis tyre në mënyra e forma të ndryshme. Në një bashkësi biologjike, të gjitha popullatat e gjallesave ndërveprojnë midis tyre. Karakteristikë për një bashkësi biologjike është se dy gjallesa ndërveprojnë me njëra-tjetrën duke u përshtatur midis tyre. Ndërveprimet midis gjallesave në një bashkësi biologjike ndahen në tri lloje:KonkurrencaKonkurrenca është marrëdhënia, gjatë së cilës popullatat e gjallesave të një bashkësie biologjike janë në garë për një sasi ushqimi të kufizuar ose për territore. Konkurrencë është edhe lufta midis dy meshkujve për dominim, si dhe ajo e bimëve për dritë. Bimë insektengrënëseKonkurrentë për një femërGjuetiaGjuetia është një proces, gjatë të cilit një gjallesë vret një gjallesë tjetër.Në figurë shohim dy luanë që kanë sulmuar një zebër, si dhe një bimë që ka kapur një insekt (bimë insektengrënëse).Në këto dy raste, luani dhe bima quhen gjahtarë, ndërsa zebra dhe insekti quhen gjahu (preja). Procesi i gjuetisë luan rol të rëndësishëm në popullatën e gjallesave që shërbejnë si gjah (preja). Gjahtarët ndihmojnë në mbajtjen e dendësisë së popullatës që shërben si gjah, d.m.th. nëse gjahu rritet në numër, ekuilibri në ekosistem prishet. Kjo tregon se në këtë moment numri i gjahtarëve është i vogël dhe duhet të rritet.Luanë gjahtarëKonkurrenca e bimëve ndaj njëra-tjetrës për dritë782.15 Marrëdhëniet midis gjallesave

