Page 81 - Demo
P. 81
Gjahtarët, për shkak të nevojës për t'u ushqyer, e pakësojnë popullatën gjah dhe e mbajnë nën kontroll.Por shpejt pakësimi i numrit të individëve pre do të sjellë dhe pakësimin e numrit të individëve gjahtarë, si pasojë e zhdukjes së ushqimit të tyre. Pakësimi i individëve gjahtarë do të sjellë rritjen e individëve pre e kështu me radhë.Shembull ilustruesNë Australi, një zonë mjedisore u mbulua shumë shpejt nga një bimë (fikusi i Indisë) dhe për një kohë të gjatë kjo bimë nuk ishte nën kontrollin e gjallesave që ushqehen me të. Tri vite më vonë, pasi aty ishin futur fluturat e llojit Cactoblastis cactorum, u vu re që numri i kaktuseve u pakësua mjaft. Me pakësimin e kaktuseve fluturat filluan të ngordhnin, sepse nuk kishin ushqim të mjaftueshëm.Pyetje dhe detyra1. Ç’kuptojmë me bashkësi biologjike?2. Ç’ndodh midis gjallesave të një bashkësie biologjike?3. Ç’kuptoni me fjalët: gjahtar, pre, gjueti?4. Si ndikon rritja e numrit të presë në një bashkësi biologjike?5. Tregoni se ç’ndodhi në Australi.VeprimtariVëzhgoni dhe argumentoni ndryshimet e popullatave të minjve dhe maceve të një mjedisi.a) Ç’ndodh kur popullata e maceve shtohet?b) Ç’ndodh kur popullata e minjve shtohet?c) Çfarë ndodh kur popullata e minjve zvogëlohet?d) Çfarë ndodh kur popullata e maceve zvogëlohet?Testo vetenA ka konkurrencë midis bimëve drunore dhe atyre barishtore në një pyll? Shpjego duke përdorur dy argumente:• duke u nisur nga forma dhe madhësia e trupit:• nga nevojat për energjinë diellore.Flutura Cactoblastis79

