Page 82 - Demo
P. 82


                                    Fjala simbiozë do të thotë jetë e përbashkët. Gjatë simbiozës, dy gjallesa jetojnë të lidhura ngushtë për një kohë të gjatë.Simbioza është në disa forma:ParazitizmiParazitizmi nënkupton marrëdhëniet që krijohen midis dy gjallesave, ku njëra luan rolin e bujtarit dhe tjetra rolin e parazitit, p.sh.: njeriu infektohet nga parazitët si tenia, morrat, bakteret etj. Njeriu është bujtari. Edhe bimët infektohen nga parazitët. Parazitët shkaktojnë dëme tek bujtari.Bimë e infektuar nga parazitëtZogj mbi trupin e elefantitKomensalizmiKomensalizmi është një formë tjetër simbioze. Në këtë rast, një gjallesë përfiton nga një tjetër, por pa i shkaktuar dëme asaj. Për shembull, mbi trupin e një elefanti rrinë zogj, të cilët ushqehen me insekte që ndodhen në bar. Elefanti duke shkelur barin, i tremb insektet. Ato ngrihen sipër dhe zogjtë i kapin. Në këtë rast, zogjtë nuk i shkaktojnë dëme elefantit.MutualizmiMutualizmi nënkupton marrëdhëniet që krijohen midis dy gjallesave, gjatë së cilave përfitojnë të dyja palët. Për shembull, në organizmin e njeriut (në zorrë) jetojnë baktere që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe njëkohësisht ushqehen edhe vetë.Bakteret azotofiksuese jetojnë në rrënjët e bimëve bishtajore dhe i ndihmojnë bimët në përvetësimin e azotit të ajrit, ndërsa vetë ushqehen me produktet e prodhuara nga bimët.Më poshtë janë dhënë disa forma të marrëdhënieve midis gjallesave. Baktere azotofiksuese80Forma të tjera të marrëdhënieve midis gjallesave. Simbioza2.16
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86