Page 83 - Demo
P. 83


                                    Bletët jetojnë në shoqëri me njëra-tjetrën.Jeta në koloniKjo është një formë bashkëveprimi, e cila vihet re te kafshët. Përmendim këtu koralet, që janë ndërtuar nga një bashkësi polipesh, të cilat kanë kanale në brendësi të tyre. Polipet shkëmbejnë me njëri-tjetrin lëngje dhe substanca ushqyese.Jeta kolektive (shoqërore)Shembuj të kësaj marrëdhënieje janë bletët, milingonat, ujqërit etj. Jeta në këto grupe kolektive është e mbyllur dhe e ndarë në rangje. Brenda grupit kolektivdallohen grupe më të vogla, p.sh.: te bletët mund të themi se:Rangu I përbëhet nga mbretëresha + mashkulli, të cilët kanë aftësi riprodhuese.Rangu II përbëhet nga bletët punëtore, të cilat nuk kanë aftësi riprodhuese. Ato punojnë për të siguruar kushtet për mbretëreshën, e cila fekondohet nga mashkulli. Gjatë fekondimit formohen zigotat dhe pastaj larvat, të cilat japin bletët punëtore.Pyetje dhe detyra1. Cilat janë format e simbiozës së gjallesave?2. Si konceptohet jeta brenda kolonisë?3. Si është e organizuar jeta te bletët?Diskutoni:Dëmet që shkaktojnë parazitët (krimba, vemje, insekte) te bimët dhe te njeriu.Testo vetenSëmundjet infektive shkaktohen nga:• bakteret azotofiksuese;• teniet dhe bakteret parazitare;• vetëm nga bakteret;• vetëm nga teniet.KoraleTek ujqërit vërehet krijimi i grupeve, nga të cilat formohen kopetë. Një grup përbëhet nga ujku, ujkonja dhe të vegjlit e tyre. Një ujkonjë mund të lindë mesatarisht nga 4 deri në 6 të vegjël, të cilët jetojnë në shpellë (strofull). Ujkonjat kujdesen për të vegjlit në strofull, ndërsa ujqërit e rritur shkojnë së bashku për të gjuajtur dhe për të siguruar ushqimin për kopenë.81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87