Page 84 - Demo
P. 84
LivadhetLivadhet janë lloje biomash tokësore, në të cilat mbizotërojnë bimët barishtore.Në përgjithësi, bimët në këto lloje biomash janë shumë të dendura dhe nën tokë formojnë një rrjetë të dendur rrënjësh të gërshetuara me njëra-tjetrën, ndërsa mbi tokë formojnë një qilim të blertë të dendur. Ato janë të shumëllojshme dhe të shumta në numër, pasi drita e diellit e ndriçon të gjithë livadhin. Në përgjithësi, bimët që rriten në livadhe shumohen me zhardhokë, rizoma, bulbe ose qepë (lloj kërcejsh nëntokësorë). Dendësia e bimëve pakëson avullimin e ujit nga sipërfaqja e tokës. Kjo bën që të ruhet më mirë lagështia në tokë. Livadhet janë të shumëllojshme dhe varen nga kushtet e klimës. Ato ndodhen në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor. Edhe në vendin tonë ka mjedise natyrore të tilla. Ato ndodhen në zona fushore, kodrinore dhe malore.Livadhet me klimë të ndryshme kanë lloje bimësh të ndryshme. Disa nga bimët karakteristike janë: grami, tërshëra e egër, tërfili, jonxha, luleshurdha, luledelja,kamomili, lulëkuqja etj. Në livadhe ndeshim edhe bimë parazitare, si kuskuta ose teli i nuses, por edhe mjaft bimë mjekësore, të cilat shfrytëzohen për prodhimin e barnave mjekësore dhe popullore.Bimët e shumta që rriten në livadhe bëjnë të mundur ekzistencën e shumë konsumatorëve të rendeve të ndryshme, si: shumëkëmbësha, krimba, minj, urithë, karkaleca, brumbuj, flutura me ngjyra karakteristike, bletë, kërmij, zhapinj, lauresha, shkurta, lepuj etj.Bimë që rriten në livadheKarkalec822.17 Biomat natyrore dhe ekosistemet e kultivuara

