Page 85 - Demo
P. 85


                                    Ekosistem ujorZinxhirët ushqimorë janë të shumëllojshëm dhe i bëjnë këto mjedise natyrore mjaft të larmishme.Livadhet natyrore në vendin tonë janë të kërcënuara nga dora e njeriut. Shpesh ato janë kthyer në toka bujqësore ose qendra të banuara, duke shkatërruar florën dhe faunën e këtyre mjediseve.DetiDeti është një biomjedis natyror. Aty gjen një larmi llojesh të florës e faunës, që rriten në mënyrë natyrore,pa ndërhyrjen e veprimtarisë së njeriut. Veprimtaritë e papërgjegjshme njerëzore (p.sh.: gjuetia me dinamit, peshkimi në zona të ndaluara ose kur peshqit janë në kohën e riprodhimit, ndotja e ujit nga derdhjet e karburanteve të anijeve, ndotja nga lëndët helmuese etj.) dëmtojnë rëndë ekosistemin ujor.KënetaMeqenëse kënetat kanë një sipërfaqe të madhe, por thellësi të vogël (1-3 m), drita depërton deri në fund. Në periudhën e verës rritet mjaft temperatura e ujit, gjë që shkakton avullimin e tij. Me avullimin e ujit dhe mungesën e reshjeve, thellësia zvogëlohet. Në dimër ndodh e kundërta, temperatura ulet, procesi i avullimit pakësohet, reshjet shtohen dhe si rezultat thellësia e ujit rritet. Në këneta kemi shumëllojshmëri bimësh e prodhuesish të tjerë, të cilët rriten në sipërfaqen, thellësinë ose në fundin e kënetës si:• Gjallesa njëqelizore (algat, cianobakteret, protozoarët e protistet).• Gjallesa bimore që jetojnë në brigje, si zhabinat e ujit, kallamishtet, shelgjet.• Gjallesa që jetojnë në sipërfaqe të tij, si zambakët e ujit, sagitaria etj.• Gjallesat shtazore ndër të cilat përmendim: hidrat, kërmijtë, krimbat, ushunjëzat, mushkonjat, bretkosat, peshqit, shpendët e ujit, si: rosat, pelikanët etj.Kënetë83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89