Page 86 - Demo
P. 86
LumenjtëLumenjtë janë ekosisteme të ujërave të ëmbla e të lëvizshme, të cilat fillojnë te burimet dhe përfundojnë në vendin e derdhjes që zakonisht është deti.Në zonën e burimit, shtrati i lumit është i ngushtë, shpejtësia e ujit është e madhe për shkak të pjerrësisë dhe temperatura është më e ulët se në zonat e tjera. Në këtë zonë kushtet për bimët e larta nuk janë dhe aq të favorshme, kështu që aty jetojnë me shumicë myshqet (bimë me trup të shkurtër). Myshqet janë gjallesa që tregojnë pastërtinë e ambientit.Në zonën poshtë burimit, lumi e zgjeron shtratin e tij, rrit thellësinë dhe si rezultat ul shpejtësinë. Mjedisi bëhet më i ngrohtë sepse ndodhet në një zonë më të ulët se ajo e burimit. Në këtë zonë kushtet bëhen më të përshtatshme për rritjen e bimëve dhe të kafshëve. Këtu gjenden alga të gjelbra, ndërsa buzë lumit rriten bimë barishtore si zhabina ose drurë si rrapi, plepi etj. Pas kësaj zone deri në derdhje, shtrati zgjerohetmë shumë, terreni bëhet më fushor, thellësia rritet, klima zbutet dhe kushtet bëhen më të përshtatshme për gjallesat. Në këtë zonë rriten peshqit. Kur arrihet në derdhjen e lumit, gjallesat e ujërave të ëmbla përzihen me ato të ujërave të kripura.Zonat e lumit: (1) burimi, (2) zona e zgjeruar, (3) zona fushore e lumit, (4) derdhja e lumit në det.123484

