Page 87 - Demo
P. 87


                                    Pyetje dhe detyra1. Pse në livadhe bimët barishtore janë të shumta?2. Cilat janë llojet e bimëve dhe kafshëve që jetojnë në livadhe?3. Ndahuni në grupe dhe përshkruani si më poshtë:grupi I: veçoritë e detit; grupi II: veçoritë e kënetës;grupi III: veçoritë e lumit; grupi IV: veçoritë e ekosistemeve të kultivuara.Shkruani në tabelën e zezë ngjashmëritë dhe ndyshimet midis tyre.Testo vetenE vërtetë (V) apo e gabuar (G)?• Në livadhe mbizotërojnë bimët drunore.• Rrënjët e bimëve në livadhe janë të gërshetuara me njëra-tjetrën.• Bimët e livadhit janë bimë hijedashëse.VeprimtariNë oborrin e shkollës mbillni 5 bimë dekorative.Ekosistemet e kultivuaraEkosisteme të kultivuara quhen ato ekosisteme që krijohen artificialisht nga dora e njeriut. Përmendim këtu krijimin e rezervateve artificiale të rritjes së peshkut dhe krijimin e serrave. Bimët në këto ekosisteme nuk janë të shumëllojshme, pasi fermerët mbjellin sipas nevojave të tyre. Njëkohësisht, fermerët përdorin kimikate për të shpejtuar rritjen e bimëve, gjë që ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve.Tabela e zonave të lumit sipas llojeve të peshkut mbizotërues.Zona e troftës Zona e salmonit Zona e mustakut Zona e mlyshit1. Burimi i lumit- Shpejtësia e ujit të lumit është e madhe.- Temperatura e ulët.- Oksigjeni ndodhet i tretur në ujë.- Gjallesat janë të pakta në lloje.2. Zona e zgjeruar- Shpejtësia e ujit të lumit është më e vogël.- Temperatura rritet.- Sasia e oksigjenit të tretur në ujë zvogëlohet.3. Zona fushore- Shpejtësia e ujit të lumit është edhe më e vogël.- Tempertura vazhdon të rritet.- Sasia e oksigjenit të tretur në ujë zvogëlohet më shumë.4. Derdhja e lumit- Shpejtësia e ujit të lumit është shumë e vogël.- Tempratura rritet mbi 20oC.- Sasia e oksigjenit të tretur në ujë zvogëlohet edhe më shumë.Rezervat artificial85
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91