Page 88 - Demo
P. 88


                                    Vendi ynë megjithëse me një sipërfaqe të vogël, dallohet për pasuri të jashtëzakonshme biologjike. Larmia e madhe e ekosistemeve dhe habitateve ofron një larmi të pasur llojesh bimore dhe shtazore.Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur. Pozita gjeografike, kushtet gjeologjike, pedologjike, hidrologjike, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë bërë që Kosova të ketë një diversitet të pasur biologjik dhe panoramik, me një shumëllojshmëri të florës, faunës dhe vegjetacionit, ku vihet re edhe prania e llojeve relikte, endemike, si dhe e llojeve me rëndësi të veçantë.Pasuritë e florës dhe të faunës në vendin tonëBazuar në hulumtimet e deritanishme, në Kosovë janë inventarizuar rreth 1800 lloje të florës ujore, megjithatë supozohet që ky numër arrin deri në rreth 2500 lloje. Në Kosovë gjenden disa lloje bimësh endemike, si lisi i Kosovës (Quercus Dalechampii) dhe pisha (Pinus Heldreichii), të cilët janë unikë për rajonin. Liqeni i Kuqishtës, PejëPisha e Kosovës Malet e Sharrit Bjeshkët e NemunaLisi i Kosovës86Llojet e bimëve dhe të kafshëve të rrezikuara në vendin tonë2.18
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92