Page 90 - Demo
P. 90
Pyetje dhe detyra1. Tregoni emrat e dy bimëve dhe dy kafshëve endemike të Kosovës.2. Ndërtoni një tabelë ku të përfshihen: a) bimë dhe kafshë të rrezikuara për zhdukje; b) bimë dhe kafshë të rralla;c) bimë dhe kafshë endemike në Kosovë. 3. Diskutim në klasë:a) Pse duhet të kujdesemi për kafshët e rrezikuara për zhdukje?b) Si kujdeseni për kafshët shtëpiake?Kafshët endemikeNga kafshët endemike mund të përmendim rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), që është një lloj i rrezikuar endemik i maces së egër. Kjo specie jeton në malet e Kosovës. Një specie tjetër është dhe trofta ballkanike (Salmo trutta letnica), e cila rrezikohet si pasojë e degjenerimit (shkatërrimit) të habitatit dhe ndotjes së ujërave të lumenjve nga hedhja e mbeturinave. Në speciet endemike përfshihen edhe insektet, si për shembull flutura (Erebia Kosovoensis), si dhe moli (Zygaena carniolica).Rrëqebulli i BallkanitTrofta ballkanike Erebia MoliKafshët e rrezikuaraNë këtë grup përmendim pelikanin dalmat (Pelecanus crispus), një lloj zogu që jeton në ligatinat e Kosovës dhe që është një specie e rrezikuar për zhdukje. Gjithashtu, përmendim breshkën europiane të pellgjeve (Emys orbicularis), e cila është e rrezikuar nga humbja apo degradimi i habitatit. Pelikani dalmatBreshka europiane e pellgjeve88

