Page 91 - Demo
P. 91


                                    Tigri i Tazmanisë (kafshë e zhdukur në fillim të shekullit XX)Nga studimet dhe statistikat del se ulja e numrit të gjallesave apo rreziku i zhdukjes së tyre ndodh si pasojë e disa faktorëve (shkaqeve), të cilët renditen si më poshtë: 1. Gjuetia pa kriter dhe e shpeshtë, e cila shpesh pengon riprodhimin e kafshëve. Si pasojë e kësaj forme të gjuetisë janë pakësuar shumë lloje, midis të cilave pëllumbi pasagjer, tigri i Tazmanisë dhe zogu Dodo. 2. Sëmundjet, të cilat përhapen shumë shpejt dhe shkatërrojnë popullatat e bimëve dhe kafshëve. Përmendim këtu mykun chytrid, i cili ka shkaktuar ulje të numrit të individëve në shumë popullata amfibësh në mbarë botën.3. Imigrimi (ardhja) i një lloji të ri në një ekosistem, i cili përbën një faktor rreziku për speciet autoktone (vendase) në ekosistem. Në këtë rast nxitet konkurrenca për ekzistencë, domethënë konkurrencë për ushqim, ujë, territore, riprodhim etj. Ky faktor ndikon në prishjen e ekuilibrit në ekosistem, si dhe shton rrezikun e zhdukjes së specieve vendase të ekosistemit.Mund të përmendim dhe faktorë të tjerë që rrezikojnë jetën e gjallesave, si klima, e cila është e lidhur me temperaturat e ulëta apo të larta, lagështirën, thatësirën e mjedisit, erërat, stuhitë, ciklonet, tajfunet, si dhe shpyllëzimet, urbanizimi, ndotja e ajrit, ujit dhe tokës.Bazuar në të gjitha sa u tha më sipër, njeriut i del si detyrë të mbrojë mjedisin nga ndotja, bimët dhe kafshët, habitatet e tyre. Për këtë janë krijuar shoqata rajonale e botërore të mbrojtjes së mjedisit, bimëve dhe kafshëve, si dhe janë hartuar konventa e ligje.Ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve, në ruajtjen e diversitetit të jetës në planetin tonë. Disa nga masat që duhet të marrim në mbrojtje të bimëve, kafshëve dhe të çdo cepi të planetit mund të jenë: 1. Të mos ndotim ujin.2. Të mos hedhim mbeturina në mjediset ujore.3. Të mos shkarkojmë ujërat me lëndë larëse në mjedis.4. Të mos dëmtojmë pemët kudo që ndodhen.5. Të mos vrasim kafshët.6. Të mos ndezim zjarre në mjedise të gjelbra.7. Të mbrojmë pyjet nga zjarri. 8. Të minimizojmë shpyllëzimin. 9. Të kujdesemi për ruajtjen e habitateve të gjallesave.10. Të mbjellim sa më shumë pemë në mjedis.2.19 Shkaqet e zhdukjes së gjallesave dhe mbrojtja e llojeve të rrezikuara89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95