Page 92 - Demo
P. 92


                                    BiodiversitetiMe biodiversitet kuptojmë shumëllojshmërinë e ekosistemeve, të llojeve të ndryshme që popullojnë këto ekosisteme dhe pasurinë e tyre gjenetike. Biodiversiteti përfshin shumëllojshmërinë e jetës në planetin Tokë, domethënë shumëllojshmërinë brenda llojit, atë midis llojeve bimore apo midis llojeve shtazore të organizuara në popullata, bashkësi, ekosisteme të mëdha e të vogla, si dhe shumëllojshmërinë midis gjallesave dhe peizazhit fizik në të cilin gjallesat jetojnë dhe janë të lidhura me të.Llojet dallohen prej njëri-tjetrit nga një grup tiparesh. Për shembull, në popullatën e qenve dallohen lloje me formë, ngjyrë dhe madhësi të ndryshme, por ata i përkasin së njëjtës gjini (gjinia canus). Kjo lloj shumëllojshmërie quhet diversitet gjenetik.Në çdo bashkësi jetësore gjenden lloje të ndryshme gjallesash, ku secili lloj ka një rol të rëndësishëm në të. Marrim si shembull bletët, të cilat ndihmojnë në pjalmimin e luleve, si dhe zogjtë e kafshët që ndihmojnë në përhapjen e farave. Kjo shumëllojshmëri midis llojeve quhet diversitet i llojit (ose diversitet i specieve). Çdo bashkësi jetësore është e lidhur me peizazhin fizik si toka, uji dhe ajri, për të plotësuar nevojat për ushqim, dritë, ajër, ujë. Shumëllojshmëria midis bashkësive jetësore dhe peizazhit fizik quhet diversitet i ekosistemit. Biodiversiteti në ekosisteme, përveç bukurisë, është edhe mjaft i rëndësishëm, pasi ai ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të jetës në Tokë. Në ekosisteme gjenden lloje (specie) të ndryshme gjallesash bimore e shtazore që jetojnë në habitatet e tyre, ku çdo lloj ka një rol të veçantë. Nëse një lloj zhduket, do të sjellë pasoja në të gjithë ekosistemin. Ekosistemi luan një rol të rëndësishëm edhe në sigurimin e burimeve ushqimore, barnave natyrore, materialeve të ndërtimit etj. Më poshtë po renditim disa nga përfitimet e ekosistemit:a) mjalti, i cili prodhohet nga bletët;b) mëndafshi natyral, i cili prodhohet nga krimbat e mëndafshit;c) frutat e pasura me vitamina shumë të rëndësishme për shëndetin;d) vaji i peshkut, i cili prodhohet nga peshqit e detit.e) probiotikët, që i nxjerrim nga proceset e tharmimit;f) drurët për ndërtim dhe për ngrohje; g) kakaoja, kafeja, kauçuku etj. (Për më shumë informacione mund të hulumtoni në internet.)Pyetje dhe detyra1. Cilat janë shkaqet që ndikojnë në zhdukjen e gjallesave?2. Si mund të shfrytëzohen mjediset në mënyrë të qëndrueshme?3. Çfarë masash mund të marrim në rast se një lloj është drejt zhdukjes?4. Çfarë kuptojmë me biodiversitet? 5. Shpjegoni shprehjet: diversitet gjenetik, diversitet i llojit dhe diversitet i ekosistemit.6. Cilat janë përfitimet nga ekosistemet natyrore?Biodiversiteti90
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96