Page 93 - Demo
P. 93


                                    Qëllimi: Njohja e mjedisit rreth neshObjektivat• Të zbulojmë gjallesat e pyllit ose mjediseve rreth zonës së banimit.• Të evidentojmë rrjetat dhe zinxhirët ushqimorë të këtyre mjediseve.• Të shpjegojmë lidhjen dhe varësinë e gjallesave nga njëra-tjetra.• Të kontribuojmë në ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra.Mjetet e punës: fletore, laps, vazo me kapak, aparat fotografik. Rrjeta me shkop për të kapur insektet, lupë zmadhuese.Zhvillimi i punës1. Klasa organizohet në grupe me 5-6 nxënës. Secili grup punon në zona të ndryshme të pyllit, lulishtes ose kopshtit të shkollës.2. Udhëzohen nxënësit mbi veprimet që do të kryejnë, p.sh.: si t'i grumbullojnë gjallesat, si t’i kapin krimbat, vemjet, insektet, si të fotografojnë zogjtë ose kafshë të tjera, si të gjejnë bimët barishtore, shkurrore ose drunore dhe cilat nga gjallesat vendosen në vazo ose në faqet e fletores.3. Vrojtojnë me lupë dheun dhe trungjet e pemëve.4. Shkruajnë në fletore emrat e gjallesave që vrojtojnë dhe i grupojnë sipas kritereve që nxënësit i përcaktojnë vetë.Prodhues; (K1) barngrënës; (K2) mishngrënës; (K3) grabitqar; shpërbërës.5. Punë në klasë dhe në shtëpia) Me këto gjallesa, secili grup ndërton zinxhirë ushqimorë.b) Diskutohen këto materiale në klasë.c) Krijohen koleksione me bimët dhe kafshët e grumbulluara.d) Përgatiten fletëpalosje me temë “Planet i shëndetshëm me më shumë gjelbërim” dhe shpërndahen në komunitet.91Punë praktikeTë zbulojmë lidhjet ushqimore në pyllin, lulishten ose kopshtin pranë zonës sonë të banimit2.20
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97