Page 94 - Demo
P. 94
Etapat e zhvillimit të projektit:Tema: Biomat ujore dhe tokësore të planetit tonë. Përshtatja e gjallesaveQëllimi: Njohja e biomave ujore dhe tokësore të planetit tonë.Objektivat: Nxënësi/ja duhet:• Të kuptojë se Toka përbëhet nga vendbanime të ndryshme, ku secili prej tyre pasqyron veçoritë e popullatave të gjallesave që jetojnë në të.• Të tregojë se bimët dhe kafshët janë përshtatur me mjedisin ku ato jetojnë.• Të kujdeset për ruajtjen dhe zhvillimin e biomave natyrore.Krijimi i grupeve të punës: për shembull, 6 grupe me nga 5 nxënës. Çdo grupi i caktohet një pjesë e projektit dhe secili nxjerr informacion për 1-2 bioma, duke u bazuar në disa nga çështjet e mëposhtme.Përshkrim i shkurtër i procesit të kërkimit:• Evidentimi i biomave ujore në të gjithë planetin tonë.• Evidentimi i biomave tokësore në të gjithë planetin tonë.• Vënia në dukje e faktorëve abiotikë në çdo biomë.• Specifikimi i gjallesave që jetojnë në këto bioma.• Kushtet (faktorët) abiotikë që ndikojnë në jetën e gjallesave.• Rrugët dhe rregullat e formimit të ekosistemeve artificiale.• Baraspeshat natyrore.• Ndryshimet dhe ngjashmëritë midis biomave të planetit tonë.• Vendbanimet e popullatave njerëzore, veçoritë e tyre.Hulumtim në internet mbi çështjet e mësipërme.Koha e përgatitjes së materialit: 2 javë.Diskutimi i materialit në klasë: 1 orë.Paraqitja skematike e biomave dhe veçoritë e tyre sipas pozicionit gjeografik, nëpërmjet hartave ose vizatimeve të bëra nga nxënësit.Ndërtimi i posterave ndërgjegjësues.Vlerësimi i projektit.2.2192Të mësuarit nëpërmjet projekteve

