Page 95 - Demo
P. 95


                                    932.22 NdotjaNumri i njerëzve në Tokë sa vjen e po rritet. Njerëzit ndikojnë mbi mjedisin në mënyra të ndryshme. Disa nga këto ndikime janë të dëmshme për gjallesa të tjera. Për shembull, ne hedhim në mjedis sende që nuk e kanë vendin aty. Disa prej tyre mund të dëmtojnë organizmat e gjallë.Hedhja e sendeve të dëmshme në mjedis quhet ndotje.Rritja e popullsisë ndikon në ndotjen e mjedisit. Në ujërat e ndotura mund të jetojnë kafshë dhe bimë të ndryshme.Ndotja e ujitPër shkak të disa aktiviteteve njerëzore, shumë lëndë dhe materiale të dëmshme përfundojnë në ujërat natyrore. Kjo quhet ndotje e ujit. Mbeturinat e ujërave të zeza dhe të rrugëve përmbajnë baktere të dëmshme dhe viruse që mund të shkaktojnë sëmundje te njerëzit. Ato mund të përmbajnë edhe substanca të tjera, të cilat dëmtojnë bimët dhe kafshët e ujit.Në shumë vende, ujërat e zeza mblidhen me anë të tubave. Tubat i transportojnë ujërat e zeza në një vend ku ato përpunohen për t’u bërë të padëmshme. Ujërat e zeza të përpunuara nuk e ndotin mjedisin.Ndotja e tokësNdotja e tokës shkaktohet nga rrezet radioaktive, shirat acid, plehrat kimike, pesticidet etj. Plehrat kimike ndotin produktet bujqësore, ndryshojnë strukturën e tokës dhe ulin pjellorinë natyrore të tokave bujqësore.Në natyrë nuk mund të ekzistojnë vende të ndotura të cilat të jenë të ndara plotësisht njëra nga tjetra. Vihet re se nuk ka ndarje të plotë midis ajrit të ndotur, ujit të ndotur dhe tokës së ndotur. Këto mjedise komunikojnë vazhdimisht midis tyre dhe ndotjet e njërit mjedis kalojnë lehtësisht në mjedisin tjetër, p.sh. ndotjet e ajrit kalojnë në tokë, ndotjet e tokës kalojnë në ujë, ndotjet e ujit dhe të tokës kalojnë në ajër.Hedhja e plehrave ndikon në ndotjen e tokës.
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99