Page 96 - Demo
P. 96


                                    94Ndotja e tokës, ajrit dhe ujit.Ndotja e ajritNga disa aktivitete njerëzore shtohen gazet e dëmshme në atmosferë. Kjo shkakton ndotjen e ajrit. Nga djegia e lëndëve djegëse, si qymyri, benzina dhe nafta prodhohet dioksid karboni. Sasitë e mëdha të dioksidit të karbonit në atmosferë pengojnë daljen e nxehtësisë nga Toka. Kjo shkakton ngrohjen globale të Tokës (kujtoni “efektin serrë” në “Biologjia 6”).Disa lloje qymyresh përmbajnë squfur. Kur digjen, prodhojnë një gaz të dëmshëm që quhet dioksid squfuri. Dioksidi i squfurit, dioksidi i karbonit dhe dioksidi i azotit treten në ujin e shiut dhe formojnë shiun acid. Ai dëmton bimët dhe kafshët, si dhe gjallesat që jetojnë në liqene e lumenj.1. Nxehtësia e Diellit arrin në Tokë.3. Dioksidi i karbonit që ndodhet në atmosferë, pengon një pjesë të energjisë termike që të largohet nga Toka.2. Një pjesë e energjisë termike largohet nga sipërfaqja e Tokës dhe qarkullon në atmosferë.
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100