Page 97 - Demo
P. 97


                                    Pyetje dhe detyra1. Sikur Toka të ngrohej më tepër se ç’duhet, në Polin e Veriut dhe të Jugut do të shkriheshin masa të mëdha akujsh. Parashikoni si do të ndikonte kjo në nivelin e detit.2. Bimët përdorin dioksidin e karbonit për të përgatitur ushqimin e tyre. Shpjegoni si ndikon prerja dhe djegia e pemëve në sasinë e dioksidit të karbonit në atmosferë.3. Çfarë e shkakton shiun acid?4. Në shumë vende të botës, qymyri pastrohet nga squfuri para se të digjet.a) Shpjegoni si ndikon kjo në uljen e ndotjes së ajrit.b) A mendoni se pastrimi i qymyrit para se të digjet do ta parandalonte plotësisht ndotjen e ajrit?Veprimtari1. Merrni dy vazo të vogla me vrima në fundet e tyre për kullimin e ujit. Fillimisht mbushini me dhé ose pleh.2. Mbillni 5 fara fasuleje në secilën vazo.3. Njërën vazo ujiteni me ujë të zakonshëm. Vazon tjetër ujiteni me tretësirë ujore të holluar të acidit sulfurik (raporti acid ujë 1:5).4. Vendosini të dyja vazot në një vend të ngrohtë. Kontrollojini çdo ditë duke i ujitur përsëri në të njëjtën mënyrë, edhe pse dheu në njërën nga vazot do të fillojë të thahet. Bëni kujdes që çdo vazo të marrë të njëjtën sasi uji.5. Regjistroni rezultatet në një tabelë ose vizatoni një diagram për të parë ndryshimet midis filizave në të dyja vazot.ujë i pastërujë me acid• Me ndotje kuptojmë hedhjen e lëndëve të dëmshme në mjedis.• Ujërat e zeza të papërpunuara shkaktojnë ndotjen e ujit.• Djegia e lëndëve djegëse fosile shkakton ndotjen e ajrit.ShënimShkatërrimi i pyjeve shkakton rritjen e sasisë së dioksidit të karbonit dhe, për pasojë, ndotjen e ajrit.95
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101