Page 98 - Demo
P. 98
96Njerëzit dhe zinxhirët ushqimorëPërdorues dhe mbrojtës të natyrësShumë kohë më parë, njerëzit e gjenin ushqimin e tyre në natyrë (në gjendje të egër). Mishin e siguronin duke gjuajtur kafshët. Pjesën tjetër të ushqimit e merrnin nga mbledhja e frutave, farave, gjetheve dhe rrënjëve të bimëve që rriteshin në zonat ku jetonin. Gjahtarët duhet të përpiqeshin shumë për të gjetur dhe vrarë prenë. Në këtë mënyrë, ata nuk vrisnin shumë kafshë.Njerëzit bënin kujdes që të mos i mblidhnin të gjitha bimët. Një pjesë të madhe të tyre i linin që të rriteshin, me qëllim që të siguronin ushqim edhe në të ardhmen. FermerëtNë ditët e sotme, shumica e ushqimit që hamë vjen nga ferma dhe kopshtet shtëpiake. Fermerëve u duhen toka buke për të rritur kultura bujqësore dhe për të mbajtur kafshë. Dikur, për të përftuar toka të lira bujqësore, u prenë pemë që rriteshin në mënyrë natyrore. Në këto toka të pastruara, fermerët mbollën kultura të reja bujqësore.Këta drurë po priten për të siguruar tokën ku do të kultivohet grurë.Ky insekt ha gjethet e bimës së orizit. Një numër mjaft i madh i tyre jeton në fushat me oriz, sepse aty kanë shumë ushqim.Si ndikon kultivimi i bimëve në zinxhirët ushqimorë?Kur toka pastrohet për t’u mbjellë ose për të mbajtur kafshët, shumë nga bimët dhe kafshët që jetonin më parë aty mund të mos mbijetojnë. Habitatet dhe ushqimi i tyre shkatërrohen. Pemët dhe bimët barishtore, prodhuesit në zinxhirin ushqimor, zhduken. Shumë nga kafshët që ndodhen përgjatë zinxhirëve ushqimorë nuk kanë asgjë për të ngrënë. Ato ngordhin ose lëvizin në vende të tjera ku mund të gjejnë ushqim.2.23

