Page 99 - Demo
P. 99
Pyetje dhe detyra1. Njerëzit e lashtë i vrisnin dhe i hanin mamuthët, kurse vetë mamuthët hanin bar. Vizatoni një zinxhir ushqimor ku të tregoni si e merrnin njerëzit e lashtë energjinë nga mamuthët.2. Shpjegoni pse njerëzit e lashtë nuk i shkatërronin popullatat e kafshëve dhe të bimëve, që i përdornin për ushqim.3. Hartoni një listë me tre emra kulturash bujqësore që rriten në zonën ku jetoni.4. Hartoni një listë me tre emra kafshësh që rriten për ushqim në zonën ku jetoni.5. Përshkruani një rast që tregon ndikimin negativ të kultivimit të bimëve në zinxhirin ushqimor. 6. Përshkruani një rast që tregon ndikimin pozitiv të kultivimit të bimëve në zinxhirin ushqimor.VeprimtariSillni shembuj nga vendbanimi juaj, që tregojnë si ka ndikuar veprimtaria e njeriut mbi zinxhirin ushqimor. Mund të përdorni librat dhe internetin për të hulumtuar sa më shumë. Përpiquni të gjeni:• Çfarë kanë bërë njerëzit dhe pse?• Cilat kafshë ose bimë janë dëmtuar nga veprimtaria njerëzore?• Si ka ndikuar kjo në një zinxhir ushqimor?Përshkruani se çfarë keni zbuluar ose përgatitni një poster.97Disa prej kafshëve mund të ushqehen me bimët që rrit fermeri, ndaj ato tani mund të kenë më shumë ushqim seç kishin më parë.Veprimtaria njerëzore dhe zinxhirët ushqimorëÇdo veprimtari njerëzore, që ndikon në jetën e gjallesave rreth e qark nesh, ndikon edhe në zinxhirët ushqimorë.Më poshtë po japim dy shembuj.PeshkimiSa herë që peshkatarët zënë peshq në det, u marrin ushqimin kafshëve të tjera që jetojnë aty. Po të peshkojnë më shumë se ç’duhet, mund të ndodhë që kafshët e tjera të mbeten pa ushqim dhe të ngordhin. Për shembull, numri i zogjve shtegtarë në zonën e Ishull-Lezhës ka pësuar rënie. Zogjtë e detit ushqehen me peshq ose ngjala. Mirëpo, edhe njerëzit gjuajnë peshq e ngjala, ndaj shpesh zogjtë nuk gjejnë mjaftueshëm ushqim. Zog deti

