Page 13 - Demo
P. 13


                                    11MIRËQENIA FIZIKE, PSIKIKE, EMOCIONALE DHE SOCIALE TEMA 1Parandalimi i dëmtimevenyjë (artikulacion) – vendi ku lidhen dy eshtranjëra me tjetrën.FJALORNUMRAT E URGJENCËS:Numri i ndihmës së shpejtë 194Zjarrfikësit 193Qendra Klinike Universitare038/500-600Policia 038/192 mobil 192Numri 112 është numri i shërbimeve të emergjencës në të gjithë Europën.Kontrolloni njohuritë1. Çfarë dëmtimesh mund të ndodhin gjatë veprimtarisë fizike?2. Si mund të parandalohen ato?Veprimtari• Praktikoni me mësuesin/en e Edukatës fizike ndihmën e parë që jepet në rastin kur ndodh gjakrrjedhje nga hunda.Zgjeroni njohuritë • Dëmtimet fizike mund të merren edhe në situata të tjera të jetëssë përditshme. Diskutoni me prindërit rreth tyre dhe shkruani disa prej rasteve kur duhet të tregoni kujdes që të mos pësoni dëmtime të tilla. • Ushqehuni shëndetshëm. Ushqimet e pasura me vitamina dhekripëra minerale i bëjnë eshtrat më të forta.• Kryeni nxehjen e gjymtyrëve dhe të të gjithë trupit para çdoveprimtarie sportive. Filloni me rrethrrotullime të të gjitha nyjave,që nga koka,supet, bërrylat, beli e gjunjët. Rrethrrotullimi i nyjavetë duarve dhe të këmbëve është shumë i dobishëm. Vazhdoninxehjen me lëvizje, përkulje, hedhje, kërcime dhe vrapime tëshkurtra. Në këtë mënyrë, energjia juaj fizike vihet në lëvizje dheju jeni të gatshëm për të kryer lojërat sportive, gjimnastikën etj.• Pas veprimtarive të ndryshme fizike, trupi ka nevojë të rregullojëfrymëmarrjen dhe pulsin, të qetësohet, të çlodhet e të rimarrëenergji të reja.• Nxënësit nuk duhet të mbingarkohen me ushtrime të vështiradhe orë të gjata stërvitore. Ngarkesa stërvitore duhet të jetë nëpërshtatje me moshën, gjininë, kohën dhe llojin e stërvitjes.• Çdo sport ka kërkesat dhe veçantitë e veta në veshje. Nëgjimnastikë duhen pupat gjimnastikore, në atletikë nuk mund tëushtroheni pa atletet dhe uniformën e duhur, ndërsa në not ështëi domosdoshëm kostumi i banjës. Zgjidhini me kujdes veshjetsportive. Ato duhettë jenë të lehta,të pambukta dhe në përshtatjeme stinën dhe sportin përkatës.GjakrrjedhjaGjakrrjedhja nga hunda është dëmtimi më i zakonshëm që ndodh, sidomoste fëmijët. Hunda ka shumë kapilarë të vegjël gjaku, të cilët mund të çahensi pasojë e goditjes së fortë. Nëse gjatë lojës ju ndodh diçka e tillë, mos ushqetësoni. Ndaloni menjëherë lojën dhe qëndroni mundësisht në këmbë oseulur, por jo shtrirë. Shtrëngojeni pakëz pjesën e butë të hundës me gishtin emadh dhe me atë tregues, duke e përkulur kokën lehtësisht përpara. Ngritja ekokës lart është e gabuar, sepse gjaku kalon në faring dhe provokon të vjella,çka e rëndon gjendjen. Mbajeni në këtë pozicion kokën për 10-15 minuta dhemundësisht vendosni në ballë një pecetë të lagur e të ftohtë (kompresë). Nësegjakrrjedhja nuk ndalon brenda 15 minutave, lajmëroni mjekun.
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17