Page 15 - Demo
P. 15
13PROMOVIMI I STILIT AKTIV DHE TË SHËNDETSHËM TË JETËS TEMA 2Vlerat e të ushqyerit të shëndetshëm Mënyrat e shëndetshme të të ushqyeritKontrolloni njohuritë1. Cilat janë disa nga ushqimet që dëmtojnë shëndetin?2. Çfarë kuptoni me intolerancë ushqimore?Zgjeroni njohuritë Gjeni të dhëna nëpërmjet internetit ose burimeve të tjera të informacionit përpiramidën e ushqimit. Diskutoni me njëri-tjetrin në klasë rreth grupeve ushqimore qëkonsumoni në përditshmëri.imunitet – veti mbrojtëseqë ka një organizëmpër t’u bërë ballë disamikrobeve ose për tëmos u dëmtuar nga disahelme; aftësi mbrojtëse eorganizmit për të mos uprekur nga një sëmundje.FJALORVeprimtari• Bëni secili nga një listë ushqimesh për dietën tuaj javore. Diskutoni së bashku rreth ushqyerjes së shëndetshme, duke iu referuar listave që bëtë.• Listoni ushqime të ndryshme, duke i ndarë ato në bazë të prejardhjes.Për t’u ushqyer shëndetshëm, bazohuni tepiramida e ushqimit. Departamenti Amerikani Bujqësisë DAB (USDA) ka publikuar njëlistë të ushqimeve të shëndetshme, tëcilat duhen konsumuar në përditshmëri.Piramida e ushqimit u hartua si njëudhërrëfyes për krijimin e zakoneve tëshëndetshme të ushqyerjes te njerëzit. Ajopërbëhet nga gjashtë grupe ushqimore dhendihmon për një jetesë të shëndetshme,duke krijuar ekuilibër midis të ushqyerit dheaktivitetit. Baza e saj janë prodhimet e grurit,të misrit, të orizit, të patates. Një e katërtae ushqimit të përditshëm duhet të përbëhetnga fruta, si: mollë, banane, portokall etj.Frutat janë të pasura me vitamina, mineraledhe lëndë të tjera ushqyese, të domosdoshme për rritjen dhe mirëqenien etrupit. Ato janë burimi më i mirë i vitaminës C, e cila mbron nga sëmundjetkardiovaskulare; i acidit folik, që luan një rol të madh në parandalimin ekancerit; i kaliumit, që forcon muskujt dhe përmirëson metabolizmin; i fibraveetj. Frutat kanë pak kalori e yndyra.Sipas studimeve, njerëzit që përfshijnë fruta në dietën e tyre të rregullt janëmë pak të prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti i tipit 2.Perimet janë tëpasurame vitaminadhe kripëraminerale tëdomosdoshmepërmirërritjen gjatë adoleshencës. Ato mund të konsumohen të papërpunuara,të gatuara ose gjysmë të gatuara.

